Falja e detit Greqisë, Bushati kërkon nga Meta plotfuqinë për negociata

Falja e detit Greqisë, Bushati kërkon nga Meta plotfuqinë për negociata

15:49, 14/02/2018

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kërkuar sot zyrtarisht nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për të marrë plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë.

Mësohet se kërkesa është bërë për nisjen e negociatave për kufirin detar Shqipëri-Greqi.

Në kërkesën e dorëzuar në Presidencë mungojnë emrat e anëtarëve që do jenë në grupin e negocimit me Greqinë.

Ditën e diel Presidenca u shpreh për mediat, se nuk kishte ndonjë kërkesë për plotfuqinë, për të nisur negociata me Greqinë.

Grekët flasin për një marrëveshje të “mbyllur” mes Bushatit dhe Kotzias e cila do finalizohet me takimin Rama-Tsipras në prill të 2018-ës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir14/02/2018 15:56

Po nese iliri thote jo, c ndodh??

Shto koment