Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Deputeti gjerman: E çuditshme se si nuk iu hoq imuniteti Saimir Tahirit! Peshqit e mëdhenj...

Deputeti gjerman: E çuditshme se si nuk iu hoq imuniteti Saimir Tahirit! Peshqit e mëdhenj...

11:17, 14/02/2018
A+ Aa A-

Thorsten Frei, Raportuesi për Shqipërinë në PE, ka deklaruar sot nga Tirana se Shqipëria ka pasur progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por se ai ka mbetur i habitur nga mënyra si u trajtua në parlament, rasti i Saimir Tahiri, ish-ministrit të Brendshëm, pasi para ligjit të gjithë duhet të ishin të barabartë. 

"Kam ndjekur rastin e Tahirit - tha Frei - dhe deri në ç’masë është trajtuar ky rast në politikë; është një problem i madh që nuk është arritur që në parlament e duhet të kishte ndodhur - për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha. Nuk ka arsye pse të mbrohen persona të caktuar nga pikëpamja politike, para ligjit janë të gjithë të barabartë."

Po ashtu, Frei theksoi se kusht për hapjen e negociatave me BE-në është Reforma Zgjedhore dhe se ajo duhet punuar me shpejtësi që të zbatohet që në zgjedhjet e ardshshme lokale. 

"Prej 4 vitesh në tërheqim vëmendjen për rëndësinë që ka për Shqipërinë, Reforma Zgjedhore, si kusht dhe një prej pikave për çeljen e negociatave. Për këtë ka pasur rekomandime të qarta nga OSBE/ODIHR dhe duhet të shërbejë si bazë. Nuk duhet të pritet shumë gjatë për t‘u marrë me reformën zgjedhore se qysh vitin tjetër do të ketë zgjedhje lokale dhe këto duhet të bëhen realitet që në zgjedhjet lokale, që të rritet besueshmëria e zgjedhjeve. Ato janë baza, themeli në këtë vend.

Këto që ne i kemi shprehur në nëntor 2016 duhen realizuar vërtet. Edhe përfaqësuesit e Komisionit Europian e kanë tërhequr vëmendjen dhe kjo mbetet kusht për hapjen e neciatave. Ne do të ndjekim me vëmendje deri në prill zhvillimet e natyrisht edhe pas prillit, pasi të paraqiten rekomandimet e BE-së e do të mendojmë si të reflektojmë më tej."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery14/02/2018 13:56

E cuditeshme per mentitetin gjerman z.Frei por , eshte krejte e natyrishte per mendesine qeverisese anadollake shqiptare sepse , sipas kesaje mendesie Frei i nderuar , ata qe jene ne pushtet dhe sundojne Shqiperine per 28 vite , nuke dojne ne BE edhepse deklarativishte jane shprehur pro , realishte ata nuke e dojne antaresimin ne BE sepse ne BE dominon ligji andaj dhe ne forma shume infantile dhe banale i krijojne Serbise favore ne rugen e saje per BE dhe , keta qe tani e 28 vite sundojne Shqiperine dhe qe nuke deshen te ia hjekin imunitetin Sajmir Tahirit , dojne ne pafundesi te sundojne dhe te jene mbi ligjin .Ne te ardhmen do te shifni edhe shume "xhevahire" dhe apsurde shqiptare z.Torsten Frei

Shto koment

Denonco