Derhemi ia thotë në sy Kumbaros: Do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë!

Derhemi ia thotë në sy Kumbaros: Do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë!

08:39, 14/02/2018
A+ Aa A-

Debati i ndezur ka shoqëruar përballjen e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro me artistët. Përballë artistëve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina, ministrja Kumbaro theksoi vullnetin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Në të njëjtën kohë ajo theksoi se do të ndërtohet një teatër dinjitoz, por se ende po studiohet projekti.

“Në këtë truall do të ndërtohet një Teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare”  tha Kumbaro

Por aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë”  tha ai./GSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco