Rama tregon 'turpin' e Bashkimit Europian

Rama tregon 'turpin' e Bashkimit Europian

21:30, 13/02/2018

Për Kryeministrin Edi Rama, fakti që qytetarët e Kosovës nuk lëvizin lirisht pa viza në BE është “një turp”.

“Është e turpshme.

Ata kanë argumentet e tyre që i besojnë, por s’ka asnjë argumentet që mua më bën të besoj e pranoj që sot të ketë një popull që s’lëviz dot si gjithë popujt e tjerë të Europës dhe ky të jetë populli i Kosovës.

Që të ketë njerëz në Kosovë që kanë lëvizur lirisht me pasaportën e Serbisë, dhe nuk lëvizin dot lirisht me pasaportën e Kosovës. Është e pamundur që unë ta pranoj këtë gjë.

Pastaj mund të nxirren argumente, mund të diskutohet për pse-në dhe si-në. Mund të arrihet deri te kufiri me Malin e Zi, por ky është në fakt një turp i Bashkimit Europian”, tha Rama në emisionin “Përballje”, transmetuar mbrëmjen e sotme në RTSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EDWIN13/02/2018 23:55

Eh ku je trimosh qe ste dridhet qerpiku! Saliu dhihej kur kishte BE perballe; Ti me serbin, me grekun , me italianin me BE dallohesh si i barabarte! Po je Qytetar ti mo vllaje sje docado!

t13/02/2018 22:21

Turp per evropen eshte qe tr njeh ty si km e kanabisit

Shto koment