Një ditë më parë vendosi lule për Mehmet Shehun, ja reagimi i deputetes së Ramës...

Një ditë më parë vendosi lule për Mehmet Shehun, ja reagimi i deputetes së Ramës...

18:49, 13/02/2018

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, një ditë më parë u shfaq duke vendosur buqeta me lule në një lapidar ku ishte vendosur foto e Mehmet Shehu, ish-Kryeministrit për 27 vjet të regjimit komunist.  

Ky veprim i ligjvënëses socialiste shkaktoi reagime të shumta, kjo edhe për faktin se pothuajse në të gjitha festimet apo përkujtimoret ku shfaqen deputetët socialistë apo Kryeministri Edi Rama, shfaqen foto të diktatorit Hoxha apo ish-figurave të diktaturës.

Në një reagim, Dhima kërkon ndjesë ndaj atyre që mund të jenë lënduar, por shkruan se nderimi ynë për martirët e luftës, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.

“Përcolla me vëmendje, por edhe me shqetësim reagimin e disa mediave dhe portaleve në vend për aktivitetin e organizuar nga: Bashkia Patos, Organizata e Veteranëve të LANÇ Patos , Organizata e Familjeve të Dëshmorëve Patos dhe banorë të zonës, në kujtim të 75 vjetorit të sulmit të Çetës Plakë të Mallakastrës dhe Çetës Plakë të Vlorës kundër garnizonit fashist të Patosit.

Lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, nderimi e respekti për ta është detyrim për çdo shqiptar.

Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.

Megjithëse një vend i lirë, nderimi im për dëshmorët, mbetet nderimi vetëm për të rënët, për heronjtë e lirisë dhe aspak nderim për diktaturat dhe diktatorët”, shprehet Dhima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DRUNJ13/02/2018 23:49

Ore nuk po marrim vesht gje se akoma kjo organizata e veteraneve LANC, qe marrin pension pese here me shume se nje punetor, beni llogarine e moshes sa jane mbi100 vjec keta, se shikoj qe une jam vete 75 vje dhe marr pension pune, kurse disa me 5 a 6 vjet me te medhenj se une jane veterane. Po sa vjec na paskan dale malit keta,,apo marrin pensionine gjysherve, se i tille eshte ky pushteti mba me leket e populli sorollopin e komunisteve si veterane. Na mbyten, e spaskan fund.

Shkodran13/02/2018 21:48

Mashtrusa rilindjet po pse eshte foto e paster dhr lapidari eshte 8 lyer dhe i mbajtur mire,plehrat e dreqit jeni ca mutra...

Shto koment