Balla nxjerr zbuluar Ramën, flet përpara Komitetit të Stabilizim-Asociimit si Prokuror i Përgjithshëm

Balla nxjerr zbuluar Ramën, flet përpara Komitetit të Stabilizim-Asociimit si Prokuror i Përgjithshëm

12:15, 13/02/2018
A+ Aa A-

Thelbi i Reformës në Drejtësi, në përmbajtje dhe në frymë ishte largimi përfundimtar i duarve të politikës, nga prokuroria dhe gjyqësori. Por tani në prag të nisjes së zbatimit të saj, që me emërimin antikushtetues të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, e deri te mënyra sesi u zgjodhën anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, po duket qartë se shumica socialiste e ka marrë krejtësisht atë nën kontroll.

Eksponent të shumicës parlamentare, madje nuk e fshehin më fare se janë ata që urdhërojnë dhe diktojnë se kush do të arrestohet dhe kush jo.

 Kulmi u arrit sot nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili edhe në sy të ndërkombëtarëve u shfaq hapur në rolin e kryeprokurorit, kur dha lajmin, se në ditët në vijim do të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta. Kë të deklaratë, Balla, e bëri gjatë takimit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE që po zhvillohet në Tiranë.

 “Në vazhdim do të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta”, tha Balla plot kompetencë në ditën e dytë të tryezës.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

abc14/02/2018 11:05

Ka vërtetë ca "shkodranë" nga Konispoli, që nuk ja falin Berishës që i bëri një m.... të madh në kokë "shkodranit" Ramiz Alija. Por ky nuk është halli i shqiptarevë në tërësi, por i ish spiunëve të sigurimit. Ky soj fundërinash, edhe kur realitetet flagrante i detyrojnë që të përmendin "me neveri" Tualet Ballën, bëjnë si bëjnë dhe e hedhin një shashkë për Berishën. Ky farë trapi si të keqen më të madhe të Shqipërisë, na e konsiderokërka profesor doktor Berishën, të parin president shqiptar demokrat pas diktaturës komuniste të gjatë gati 5 dekada. "Dirigjenti" i Ramës, Metës e Bashës e si pasojë edhe Tualetit, sipas këtij idioti, na qenka Berisha. Pra Berisha "dirigjokërka" Ramën e Tualetin që të burgosin djalin e tij Shkëlzenin. Çfar s'digjon njeriu nga kësij lloj halesh.

Sokoli13/02/2018 17:35

Tualeti i ballës, paguhet si papagall dhe kjo i shërben partisë së ramës mjaftueshëm.Për të tjerat kujdeset Tahiri.

gramoz13/02/2018 15:41

I pari qe duhet te gjykohet esht vet tualet palla nga fshati librazhd, me pas te gjykohet dhe motra e tualetit si mesimore librazhdit.

t13/02/2018 14:17

ref.ne drejtes, ka marre rrugen e m...t, sepse vete politikanet tane jane zhytur te gjithe ne te,dhe tani bejne hesape se ke do godasin,per te treguar se kjo hale funksionon

shkodrani13/02/2018 12:43

cdo gje pritet nga keto palo politikane.per te qene me i sakte rama,basha,meta dhe pa perjashtuar dirigjentin e tyre salen.te cilet per hire te vertetes duhet te jene nen hetim per zudhumet e tyre pa lene menjane dhe disa bashkepunetore te tyre.por kur flet nje si taulan balla atehere te vjen nje neveri aq e madhe sa qe mendon se ka vdekur cdo shprese qe ai vend te behet,per te ardhe turp qe ti tregosh njeri qe ja shqiptar

Shto koment

Denonco