Takimi i 12 i KAS, Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave është ngritur në sistem

Takimi i 12 i KAS, Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave është ngritur në sistem

12:01, 13/02/2018

Nënkryetarja e Komisioni të Ekonomisë, Jorida Tabaku, vuri në dukje gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit se “korrupsioni dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem”.

Ajo tha se të të dhënat e fundit zyrtare nga zyra e prokurimeve publike tregojnë se qeveria shqiptare ka kryer pothuajse 30% të tyre me prokurim të drejtpërdrejt.

Nga 9613 procedura 3318 janë me negocim pa shpallje. Tabaku tha se këto janë kontrata që i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë një personi të vetëm të lidhur me qeverinë. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë citoi strategjinë e zgjerimit, ku thuhet se prokurimet publike që shkojnë tek klientët e caktuar të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë një nga elementët kryesorë të korrupsionit qeveritar.

“Nëqoftëse ka një fushë që opozita dhe mazhoranca mund të ulen bashkë për të hartuar një strategji të përbashkët për integrimin europian, kjo është lufta ndaj korrupsionit”-u shpreh Jorida Tabaku.

Ajo iu referua raporteve ndërkombëtare që përmendin korrupsionin si problemin kryesor. “90% e bizneseve shqiptare, thotë Transparency International, kanë paguar një herë gjatë vitit të fundit pagesa korrupsioni në një zyrë shtetërore.

Sistemi i shëndetësisë thotë raporti i Freedom House, është një nga sektorët ku korrupsioni është më i lartë, ku qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me pagesa nën dorë”-u shpreh Tabaku.

Ajo vuri në dukje e korrupsioni elektoral, siç përmendet në raportin e OSBE/ODIHR, është një nga format më të shëmtuara të korrupsionit që, si në të gjitha vendet e Ballkanit, edhe në Shqipëri, është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz13/02/2018 15:51

Bukuroshe po marr persiper te pergjigjem une, por pasi te na tregosh ti orgjit komuniste te partise socialiste. Pyetja nje miljon dollarshe per ty bukuroshe si ngeli me barre olta xhaçka tek çadra e greves se urise te partis kurveriste?

Bukuroshe13/02/2018 13:19

Na trego bukuroshe, ishte e vertete apo e sajuar ajo video e degjeneruar saliasi Grida; sepse nese eshte e vertete eshte nje gje shume e rende! ; na e trego te verteten nese ke informacion korekt;

Shto koment