Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Del profecia e Bujar Asqeriut, për Edi Ramën, tani radhën e ka Zoti!

Del profecia e Bujar Asqeriut, për Edi Ramën, tani radhën e ka Zoti!

10:24, 13/02/2018
A+ Aa A-

Fjalët e dëshpëruara të Bujar Asqeriut duket se kanë qenë profetike të paktën për këtë qeveri.

 “Ndonjëherë mendoj të mos flas fare, askush nuk të dëgjon”, tha aktori i njohur dy ditë më parë. Pikërisht këtë konstatim të dhimbshëm të Asqeriut e ka vulosur vetë kryeministri Edi Rama.

Duke mos guxuar, që  njësoj si ministria e tij Mirela Kumbaro të dalë përball artistëve të Teatrit Kombëtar, ai ka zgjedhur që t’u përgjigjet në mënyrë indirekte, i fshehur prapa komenteve në faqen e tij në Facebook.

Njëri prej komentuesve i shkruan poshtë një postimi të tij, për “Shqipërinë e rilindur”, duke i kujtuar klithmën e aktorëve.

“E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Folën nga plasja shpirtit…”, shkruan qytetari.

Por pikërisht ashtu siç kishte paralajmëruar Bujar Asqeriu, Rama i përgjigjet komentuesit se, “nuk i ka dëgjuar dhe nuk e di fare, se çfarë duan”. Dhe pasi konfirmon se nuk denjon që të dëgjojë shqetësimin e artistëve, kryeministri i vendit, vazhdon të tjerr propagandë për ëndrrën e tij të vjetër, që të tjetërsojë gjithë territorin ku gjendet prej dhjetëra dekadash Teatri Kombëtar, në një kullë gjigante.

 “Debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot!”, shkruan Rama. Dhe në fund si për të vërtetuar, se ai nuk pyet për asnjë dhe asgjë në këtë vend e vulos me një shprehje të denjë për një diktator:

”Leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshirë edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan”.

Por nuk duhet harruar se në fund të fjalës së tij, që preku telat e shpirtit të qindra mijëra shqiptarëve, Bujar Asqeriu, mosbesues se kryeministri dhe qeveritarët do të dëgjojnë zërin e artistëve, ia la vendimin e fundit, Zotit!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arber14/02/2018 21:09

    Te qeveriset vendi me Rama e Balla e Veliaj tregon se ne cfare gjendje miserabiliteti eshte ky vend, sesa poshte e kane ulur kete popull. Demi me i madh eshte ai qe thote Bujari, qe rinia eshte neper burgje, sepse keta kane arritur te kriminalizojne nje pjese te madhe te njerezve te ketij vendi, duke e lene ne injorance e fukarallek.

    Shto koment

    Denonco