Studentja që sulmoi Nikollën paralajmëron: Përshkallëzim akteve derisa të na dëgjohet zëri

Studentja që sulmoi Nikollën paralajmëron: Përshkallëzim akteve derisa të na dëgjohet zëri

14:40, 18/11/2016
A+ Aa A-

Mirela Ruko, studentja që protestoi me salcë ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e pyetur sot nga mediat sesi ndihet pasi mori vëmendjen e të gjitha mediave, deklaroi se “nuk është çështja si ndihem unë, por si ndihen studentët”.

Ajo tha se sjellja e saj nuk ishte personale, por e Lëvizjes Studentore: "Çështja s’është si ndihem unë, por si ndihen studentët e tjerë për të cilët Lëvizja ka ngritur zërin. Shpresoj që të kenë më shumë persona të jenë pjesë e lëvizjes studentore e të ngrenë zërin. Më e vështirë është e përditshmja se sa 10 orë qëndrim në komisariat.

Shpresoj se personat që mendojnë se veprimi im është i kritikueshëm, atëherë ata duhet të kritikojnë vazhdueshëm situatën shoqërore, situatën ku ndodhen studentët dhe reformat që miratohen nga qeveria dhe ministrja. Si aktiviste që prej tre vitesh, nuk veproj vetëm, nuk qe veprim personal, por bashkërisht me lëvizjen marrim vendime për veprimet që bëjmë.

Ndoshta mënyra si vepron Lëvizja nuk është e duhura. Nuk e dinim që Nikolla ishte në aktivitet, ishte rastësi. Për veprimet e padrejta ndaj universitetit, do reagojmë. Për reformat, të mos marrin modele nga jashtë. Kemi kundërshtuar me aktet tona reformën e arsimit të lartë. Kërkojmë që ministrja Nikolla të dorëhiqet. Këto janë aspiratat tona, jo tw një partie politike. Shpresoj që Lindita Nikolla të reflektojë e të dorëhiqet.”

"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco