Duka ka një mesazh për Ramën/ Vëri gishtin kokës, nuk e fsheh dot...

Duka ka një mesazh për Ramën/ Vëri gishtin kokës, nuk e fsheh dot...

19:56, 08/02/2018
A+ Aa A-

Agron Duka, kryetar i PAA-së, përmes një komenti në rrjetet sociale duke iu drejtuar mazhorancës, shprehet se flasin me kapadaillëk për marrëdhëniet ndërkombëtare, por harojnë “ambasadorët e mjerinit’ në rrugët e Europës.

“Vërini gishtin kokës, sepse batutat e vjedhura nga Kinostudio “Shqipëria e Re” nuk fshehin dot vjedhjen e shpresës që po i bëni përditë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi”, shkruan Duka.

Postimi i Agron Dukës

 “Ambasadorët e mjerimit”

Ndërkohë që në Parlament mazhoranca flet me kapadaillëk për marrëdhëniet ndërkombëtare, harron “ambasadorët e mjerimit” që ka shpërndarë rrugëve të Evropës.

Qindra mijëra të rinj nuk po arratisen nga mirëqenia, nga rritja ekonomike, nga drejtësia dhe administrata shembullore. Fëmijët e shqiptarëve po largohen nga varfëria, krimi, korrupsioni dhe arroganca që lulëzon në vendin tonë.

Prandaj, vërini gishtin kokës, sepse batutat e vjedhura nga Kinostudio “Shqipëria e Re” nuk fshehin dot vjedhjen e shpresës që po i bëni përditë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi.

#kohaperzgjidhje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergji.korce08/02/2018 20:45

Me.ne.funt.ridhjeria.po.filontatpieten.poshte.ridhieriakomuniste

Sonja08/02/2018 20:13

Po nuk u ngrit populli, asgje nuk ndryshon. Asgje nuk vjen me doren e zotit....Ambasadoret nuk jane Ambasador te mjerimit, por Ambasador te Narkotrafikut dhe krimit.

Shto koment

Denonco