BE rrëzon ‘Qeverinë Rama’/ Nuk hapen negociatat për Shqipërinë...

BE rrëzon ‘Qeverinë Rama’/ Nuk hapen negociatat për Shqipërinë...

13:41, 06/02/2018
A+ Aa A-

Dha gjithçka që mundi që të merrte një lajm të mirë sot, por Bashkimi Europian në strategjinë e zgjerimit të zbardhur nga mediat ndërkombëtare ka rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Për të paktën 10 vitet e ardhshme, dyert e Shqipërisë janë mbyllur. Hapja e negociatave duket se është larg.

E kjo vetëm për meritë të Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton. Korrupsioni galopant, kapja e drejtësisë, krimi, lidhjet e qeverisë së Edi Ramës me drogën, janë argumentet që po e lënë Shqipërinë në bishtin e vendeve të Ballkanit për hapjen e negociatave për integrim.

‘Politikanët e të gjashtë vendeve - Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë - duhet të marrin më shumë seriozitet vendosjen e sundimit të ligjit, luftën e korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike’, thuhet në dokumentin e zgjerimit të BE-së.

‘Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Kjo është një zgjedhje  e bazuar në vlerat themelore, të cilat çdo vend duhet të përqafojë më aktivisht, nga politikat e tyre të jashtme dhe rajonale deri në atë që fëmijët të mësojnë në shkollë’, thotë strategjia e re, e marrë nga POLITICO përpara miratimit nga Komisioni të martën.

‘Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësisë për të lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivoke të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Ata do të duhet të veprojnë me vendosmëri ", thotë strategjia, që do të publikohet nga shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lefteri06/02/2018 17:35

Rama prezantohet bash si kryeminister i Evropes dhe qashtu po mdoket, nuk po ja nijke fare fare fare.

shoki muuu06/02/2018 16:15

si folni edh ju keshtu . ska te bejn droga shum.kate bjen shum gjith qeveria gjith deputet gjykatsa prokor kurrupsioni vrasjet lidhjet qeveritare me mafien dome then bashkimi eropian eshte i sigurte se ne shqiperi drjton qeveria mafiize nga te gjitha aspektet ok kjo eshte tema .ok selim roshi

sonja06/02/2018 15:25

Rama szo tja dij fare per kte gje. Rames i pelqen me mire jashte evropes se bene cfare i do b**tha. E keni pare qe spyet per askend. As per socialist, as per demokrat e as per LSI-st. Te vetet i ka ne rrjesht se i perze pa zhurm fare, opzitaret i ka futur ne nje kosh dhe ju ka mbyllur gryken...dhe keshtu ai vazhdon te pasurohet e putinizohet....

Edi Rama06/02/2018 14:58

Tëmën... Po tani?

selim rroshi06/02/2018 14:03

Dihet ajo seshte gje e re. Kush te fut ne Europe te mbushen boten me droge e me korrupsion endemik pa asnje shenje te bardhe po e tera katran. Le te rrije kryeminister ie pensionisteve ky idjot se rinia i ka gjetur rruget kokrra kokrra po ikin.

Shto koment

Denonco