Netanjahu kundër Soros, manjati i majtë po organizon protesta kundër Izraelit

Netanjahu kundër Soros, manjati i majtë po organizon protesta kundër Izraelit

12:06, 06/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se miliarderi Xhorxh Soros është duke financuar lëvizjet kundër planit të Izraelit për të dëbuar emigrantët.

Nga ana tjetër, filantropi Soros e mohon këtë akuzë.

Netanyahu i tha ministrave dielën se Soros i njohur për filantropinë dhe kontributet politike, është duke financuar një fushatë për të hedhur poshtë planin e Izraelit për deportimin e mijëra emigrantë afrikanë.

“George Soros po financon protestat. Obama ka dëbuar dy milionë emigrantë dhe ata nuk thanë asgjë,” tha Netanyahu ministrave, raporton Haaretz.

Një zëdhënës i miliarderit e mohoi akuzën e Netanjahut, dhe tha se Soros nuk po financon protesta në vend, por megjithatë sipas tij “Soros beson me bindje se, në përputhje me Konventën e Refugjatëve të 1951 dhe të drejtën ndërkombëtare, është gabim që një vend të dëbojë me forcë azilkërkuesit në vendet ku ata mund të përndiqen apo të vriten”.

Vitin e kaluar, kryeministri hungarez Viktor Orban zhvilloi një fushatë reklamash kundër Soros, duke e akuzuar atë se po përdorte pasurinë, pushtetin, ndikimin dhe rrjetin e organizatave joqeveritare për të “përmbytur” Bashkimin Evropian dhe Hungarinë me emigrantë.

Në atë periudhë, Ministria e Jashtme izraelite bëri thirrje që fushata të përfundonte duke e quajtur si  “antisemitizëm të perceptuar”.

Izraeli ka nisur tashmë lëshimin e urdhërave të dëbimit për emigrantët afrikanë, duke u lënë atyre 60 ditë kohë për të lënë vendin ose në të kundërtën do hyjnë në burg.

Izraeli është aktualisht një shtëpi për rreth 38,000 emigrantë afrikanë dhe azilkërkues, shumica prej tyre Eritrean dhe Sudanez.

Që nga viti 2007, rreth 60,000 emigrantë kanë hyrë në vend përmes kufirit të tyre me shkretëtirë me Egjiptin.

Izraeli ndërtoi një gardh 245 km në kufi në vitin 2013 si një përpjekje për të frenuar hyrjen.

Soros, një hebre i lindur në Hungari, nuk është  vetëm në betejen e tij me politikën izraelite. Në fund të janarit, më shumë se 800 rabitë dhe klerikë të tjerë hebrenj në SHBA nënshkruan një letër duke i bërë thirrje Izraelit të ndryshojë planin e saj për të deportuar emigrantët afrikanë, duke argumentuar se azilkërkuesit po “ikin nga tortura, skllavërimi dhe lufta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco