Deklarata surprizë e Ramës: Nëse hyjmë në zgjedhje sot humbasim Tiranën si në 2011. Ja lëvizjet në PS...

Deklarata surprizë e Ramës: Nëse hyjmë në zgjedhje sot humbasim Tiranën si në 2011. Ja lëvizjet në PS...

11:43, 03/02/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherëz edhe Kryeministër, Edi Rama, ka nisur riorganizimin e kësaj force politike në Tiranë, pas largimit të Sajmir Tahirit nga funksionet drejtuese partiake, që nga momenti kur është marrë nën hetim për lidhjet me trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Me lëvizjet më të fundit në selinë e PS-së, duket se Rama nuk është i kënaqur me strukturat e kësaj partie në kryeqytet, që tashmë drejtohen nga Blerina Gjylameti.

Rama duket se ka vendosur të përforëcojë strukturat në Tiranë, madje ka paralajmëruar se nëse hyjnë sot në zgjedhje, e humbasin bashkinë si në 2011. Nuk dihet nëse ky paralajmërim i Ramës bazohet në ndonjë sondazh të bërë nga PS apo agjensi të kontraktuara prej saj, apo është një paralajmërim edhe ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.

“Investimet që po kryen në Tiranë nuk përputhen me mbështetjen edhe votat që kemi marrë”, mësohet të jetë shprehur Rama , duke artikuluar në këtë mënyrë edhe një pakënaqësi ndoshta në drejtim të mënyrës sesi Bashkia e Tiranës po përqëndron investimet.

Referuar të dhënave nga Partia Socialiste, Rama ka ofruar Sadri Abazin nga Bashkia e Kamzës në Njësinë nr 4 në Tiranë, sikundër Klotilda Ferhati është deleguar në Njësinë nr 3, në vend të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila është deleguar më parë në Dibër si drejtuese e strukturave në rang qarku.

Ulsi Manja është deleguar në njësinë nr 11 në Tiranë, në vend të Rakip Sulit që është deleguar në Kamëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lymi i Tutit03/02/2018 17:22

Sa i mencur Rama! Do fitoje Tiranen me Sadriun dhe Ulsiun!!!!!'Jalla, jalla! Po ata vetem te vjedhin dine! As shqip nuk flasin dot. Mire e kishe ne dore te Blerines. Thirre edhe vjehren e saj si monster, Aneten dhe Klotilden dhe te fituar e ke!

fredi03/02/2018 13:15

jeni te dy njesoj si dy pika shiu njeri me palaco se tjetri

t03/02/2018 12:59

? ka te gjitha levizje nul, sepse te tille i ka njerezit perqark vetes,vetem sa rren veten se gjtthcka per te,rilindjen dhe vendin, po shkon keq e me keq

liu03/02/2018 11:58

Karrigen vella,karrigen

Shto koment

Denonco