Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Berisha: Rama i dorëzoi Greqisë, fushat më mëdha të gazit të Mesdheut dhe Jonit

Berisha: Rama i dorëzoi Greqisë, fushat më mëdha të gazit të Mesdheut dhe Jonit

12:21, 01/02/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kreun e qeverisë Edi Rama se i ka dorëzuar Greqisë, fushat më të mëdha të gazit të Medheut dhe Jonit, që i takojnë 100% Shqipërisë dhe ka zbuluar se kjo ishte arsyeja pse sot kryetari i Kuvendit ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të PD.

Në një deklaratë jashtë Kuvendit, Berisha tha se kryetari i Kuvendit "e përjashtoi kreun e Grupit parlamentar të PD sepse ka bërë aktin më të madh në historinë e këtij vendi, pazarin e kufirit detar me Greqinë në të cilën Ministri i Jashtëm grek thotë "fituam zgjerim të ujërave territoriale me 12 milje!"

Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri grek e ka absolute 100% të vërtetë.

Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit. Këto i takojnë Shqipërisë 100%.

Marrëveshja jonë ishte ajo që takon në distancë të barazlarguar, ndërsa e tija është “po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete”. Pasi erdhi në karrige, Rama është gati të bëjë çdo lloj kompromisi. Por, Rama do ta paguajë me të gjitha çmimet e merituara."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni01/02/2018 12:51

Po ky vemja e shiti njehere tani ben sikur i dhemb deti, yt rrace e poshter

Shto koment

Denonco