VIDEO/ Ruçi nuk lejon të flitet për ekstradimin e Seitit, shpërthen Basha: Hajdut, kriminel!

VIDEO/ Ruçi nuk lejon të flitet për ekstradimin e Seitit, shpërthen Basha: Hajdut, kriminel!

10:40, 01/02/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e ka lejuar kreun e Grupit të PD të flasë për ekstradimin e Nezar Seitit, situatë kjo që e ka ngritur në këmbë opozitën, të bllokojë foltoren dhe kryetarin e PD, Lulzim Bashën, të shpërthejë me fjalët: Hajdut, kriminel!

Reagimi i ashpër i Bashës erdhi pas fyerjeve që i bëri kryeparlamentari. "Të paralajmëroj, mos bëj si halabak, bëj rolin e liderit të opozitës. Mos i prek garditëstët," i tha Ruçi.

    Ruçi deklaroi se çështja e Seitit është jashtë rendit të ditës dhe kur ka hasur në protestën e opozitës para foltores, ka urdhëruar ndërprerjen e seancës.

    Pas pak minutash, ai e ka rinisur seancën, por opozita nuk e ka lejuar të vazhdojë; Ruçi i ka paralajmëruar deputetët e opozitës se do t'i përjashtojë nga seanca.

    "Ju paralajmëroj për herë të fundit" - tha ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    sefer01/02/2018 11:00

    e kan mar ne dor komunistat prap dhe po e kthejn ne pron private parlamentin dhe gjith vendin e duan prap te privatizuar nga shteti dhe te komandojn vet gjithcka

    arusha panda01/02/2018 11:00

    Ja pra se pse ka vlere propozimi i Berishes per djegjen e mandateve, por ketu duhet marre ne konsiderate edhe qendrimi i LSI-se

    daut01/02/2018 10:59

    te na rroj ruci me shoket po vari lesht drejtesis ah moj Shqiperi e mjer cte telendisen disa kriminel dhe hajduta ne kete gjendje po cfaj ka populli i shkret qe keta qelbesira e katandisen keshtu

    tare01/02/2018 10:57

    cfar drejtesia aqe po bejm ne me kete vetingun fiks per mbrojtjen e politikanve te inkriminuar dhe te perzier me krimin dhe mafian turp ti vij ketij Rucit qe slejon fjalen per te nxier ne drit nje te vertet

    Shto koment

    Denonco