Kontroll fizik deputetëve në Kuvend, Paloka - Ruçit: Na trajtuat si terroristë, si lecka

Kontroll fizik deputetëve në Kuvend, Paloka - Ruçit: Na trajtuat si terroristë, si lecka

10:23, 01/02/2018
A+ Aa A-

Ka nisur me debate, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët janë kontrolluar fizikisht nga Garda para hyrjes në seancë, ç'ka ka indinjuar veçanërisht ata të opozitës.

Deputeti demokrat Edi Paloka i fyer iu drejtua kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit se "na keni trajtuat si terroristë, si hajdutë. Nuk mund ta trajtoni deputetin si leckë", tha ai. Po njesoj reagoi edhe Tritan Shehu. "në asnjë parlament nuk kontrollohen deputetët, - tha ai, as në Parlamentin Europian."

Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit, pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtij problemi dhe se çfarë shqetësimi u ishte krijuar deputetëve, por se "do ta verifikonte".

Kontrolli i deputetëve duket se është nxitur nga seanca e fortë e me përplasje fizike që u zhvillua ditën e votimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku; në atë seancë, opozita kundërshtoi duke hedhur mjete tymuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sonja 01/02/2018 12:27

Po perse u futet ne parlament o Paloka ? Perse nuk qendruat jashte pasi ju kontrollojn gardistet? Ata do tju trajtojne jo si leck, por si leter higjenike, ne kete pik e keni cuar veten ju, me ata kalamanj deputet qe vuri Luli, pjes e marveshjes....mos beni llapa llapa tani...fusni bishtin nder shal dhe ikni....Rames i lumt k****ri...

Shto koment

Denonco