Zbardhet vendimi i Ramës/ Ministrat i binden Veliajt për…

Zbardhet vendimi i Ramës/ Ministrat i binden Veliajt për…

22:58, 21/01/2018
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar një vendim më 22 nëntor 2017, i cili nuk është publikuar në faqen zyrtare si shumë vendime të tjera të miratuara në atë mbledhje të këshillit të ministrave.

Vendimi në fjalë mban nr 822 dhe përmes tij urdhërohen ministrat që për ditë të shënuara, festash, përkujtimore etj, realizimi i dekorit të institucioneve që drejtojnë të bëhet nga Bashkia e Tiranës.

Vendimi i është propozuar qeverisë për miratim nga ministri i Jashtëm,Ditmir Bushati. Ndërkohë që marrëdhëniet ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrive për këto çështje rregullohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Nuk dihet sepse ky vendim nuk është publikuar në faqen zyrtare, sikundër nuk jepen arsye sepse do të jetë Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, që do të merret me dekorin e ministrive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Muki22/01/2018 08:35

Qe te gjithe fondin e dekorimeve ta marri bashkia tirane. Behet fjale per nje shume te madhe lekesh qe ne Bashki vidhet nepermjet nderrmarjes se dekorit.

Daj Jaku21/01/2018 23:37

Rama, Veliaj, Bushati, klubi LGBT.

Shto koment

Denonco