Presidenti Meta mbërrin në shtëpinë e familjes Rugova

Presidenti Meta mbërrin në shtëpinë e familjes Rugova

20:48, 21/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka bërë një udhëtim surprizë nga Tirana në Prishtinë, ku ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e Presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 12 vjetorin e vdekjes së tij.

Meta është takuar me familjarët e Presidentit Rugova. Ka qenë vetë Presidenti Meta, i cili ka bërë të ditur takimin mes tij dhe familjarëve të presidentit Rugova.

Ja çfarë shkruan Meta në Facebook:

Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco