Kryemadhi: Harrojini flamurët politikë, në 27 Janar protestoni për një Shqipëri Europiane

Kryemadhi: Harrojini flamurët politikë, në 27 Janar protestoni për një Shqipëri Europiane

18:36, 21/01/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së,Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e kësaj force politike në njësinë 11.

Kryemadhi ju bëri sërish apel qytetarëve për tu bërë pjesë e protestës së27 janarit. Sipas saj kjo protestë bëhet për të pasur një Shqipëri më të mirë, dhe se do të ishte mëkat për këdo që do të qëndronte indiferent.

‘Të dalim dhe të protestojmë në 27 janar,përballë asaj fasade që është e kalbur. Ne mund të mendojmë se kemi shumë të drejtë dhe besojmë tek arsyet tona. Ne besojmë që të luftosh për një sistem drejtësie të barabartë nuk është mëkat. Ne besojmë se për të gjithë njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike dhe të luftojnë për tu bërë si gjithë të tjerët nuk është mëkat. Netuam që të gjitha institucionet të jenë të barabarta. Mëkati më i madh i yni është të rrimë indiferentë ndaj kësaj që po shohim. Vdekja e një kombi është kur ne varfërohemi shpirtërisht. Ju bëj thirrje që në 27 janar të harrojmë flamurin politik dhe të marrim pjesë në atë protestë,për të treguar se duam Shqipërinë. Ne dhe sot pas 27 viteve tranzicion kemi akoma luftë klasash, në atë që janë pro qeverisë dhe ata që janë kundër qeverisë’, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery21/01/2018 19:46

...kurse ne ne Kosove do ti shtrengojme gishtrinjt per opozites shqiptare dhe trimereshen Monika Kryemadhi duke uruar qe e drejta dhe drejresia te ngadhnjejne...e doemos do te ngadnheje , sepse trimave dhe trimeeshave u shkon pase populli por , i percjelle edhe fati ...!

I deleguari 21/01/2018 19:21

Keshtu si e ke nisur ti Monika, do të të akuzojne se po I rremben protagonizmin politik Lulzimit! Hic mos u cud-it se lesh-analistet bythelepires te Norieges keshtu kane akuzuar edhe Berishen ! Arsyeja eshte e thjeshte: perballe Edvinit ata deshirojne vetem Lulzimin!

Shto koment

Denonco