Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha përkujton Rugovën: Rama nuk lejon vendosjen e shtatores së Presidentit legjendar në Tiranë

Berisha përkujton Rugovën: Rama nuk lejon vendosjen e shtatores së Presidentit legjendar në Tiranë

18:25, 21/01/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar sot 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se sot shqiptarët kudo që ndodhen dhe e gjithë bota mbarë i përulen veprës së pavdekshme të Presidentit Rugova. Ndërsa shton se është turpshme që prej 5 vjetësh kryeministri Rama ka ndaluar vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Sot 12 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova!

Të dashur miq, sot është 12 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit legjendar, gjeniut vizionar të kombit shqiptar, arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kudo në botë sot nderojnë me mirënjohje të pakufishme veprën e pavdekshme të presidentit Rugova, burrit të shtetit që shkriu jetën për Kosovën e lire, të pavarur e europiane, dhe për gjithçka që bëri për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Prej gati pesë vitesh, albanofobi Edvin Kristaq Rama, njeriu që ka vendosur në gjoksin e famziut Bregoviç çelësin e artë të kryeqendrës së vendit, ka bllokuar vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në Tiranë, por Gandi i shqiptarëve, i Ballkanit dhe Europës jeton përjetë në mendjet, në zemrat dhe lirinë e mbarë kombit tonë! sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Liku21/01/2018 20:50

Sali, edhe ty do te ta ngrene nje shtatore ne Prishtine, me nje projekt te hijeshem, dhe bazen e tij te ngritur madheshtore, me nj siperfaqe mbi 100 m2; katrore, ne cdo faqe me nga nje dere te gdhendur dhe dy nga keta dyer te jene WC sherbimi per qytetaret!

fery21/01/2018 18:47

Ase Edi Rama nuk lejon ngritjen e shtatores se Ibrahim Rugoves ne Tirane dhe , ase Rexhep Qosja nuke lejon ngritjen e shtatores se Anton Qetes ne Prishtine .Edhe Edi Rama ne vend te shtatores se Rugoves e do nji shtatore per vehten e tije ne Tirane , edhe Rexhep Qosja ne vend te Madhit Anton Qetea , e do nji shtatore per vehten e tije ne Prishtine ..por , ne kemi mesuar se shtatoret u ngrihen njerezeve qe kane lene gjurme te pashlyeshme ne vendin dhe per popullin e tyre ne nji periudhe te caktuar kohore . Ne nuke kemi degjuar se ndonji popull i civilizuar i ka ngritur shtatore ndonji banditi ...!

Shto koment

Denonco