Mesazhet e një konservatori nga SHBA edhe për politikanët shqiptarë…

Mesazhet e një konservatori nga SHBA edhe për politikanët shqiptarë…

15:08, 21/01/2018
A+ Aa A-

Mike Gonzales, është një kërkues i nivelit të lartë në Fondacionin Carnegie, një fondacion me orientim pro partisë republikane të Presidentit Trump por me theks konservator.

Në shkrimin e tij të botuar në revistën The National Interests, po ashtu me orientim republikan-konservator, ai duke promovuar Strategjinë e Trump për Sigurinë Kombëtare ka paraqitur një udhërrëfyes se: ‘Si do të përmbyset strategjia e dështuar e politikës së jashtme të Obamës”.

Nga një analizë e përvjetorit të parë të qeverisjes Trump ai ka arritur në përfundimin se “se ka shenja shprese që administrata Trump do të ndjekë objektiva më tradicionalë të sigurisë kombëtare dhe s’do të kërcënojë më aleatët e saj konservatorë në vendet e ndryshme të botës”.

Çfarë mesazhesh mund të marrin dhe çfarë mësimesh mund/duhet të nxjerrin politikanët shqiptarë konservatorë pro-amerikanë, nga ky studim thelluar i një kërkuesi konservator nga SHBA?

1) Qeveria Trump nuk do të lëshojë më kërcënime ndaj aleatëve të saj konservatorë as në Tiranë; ; kjo do të vlente eventualisht edhe për Shqipërinë.

2) Shumë nga projektet e mëparshme të qeverisë amerikane me orientim progresiv-liberal kanë rezultuar të lidhur me interesa private të miqve të tyre, dhe akoma më i rëndë është përfundimi se ato janë shoqëruar me kërcënime ndaj atyre konservatorëve të djathtë që kanë kundërshtuar pajtimin e detyruar me ato projekte (behët fjalë për projekte përmes të cilave janë promovuar martesat e të njëjtit seks; aktivizmi i rrugës si në rastin e lëvizjes Mjaft, aborti, e tjerë…); të tilla raste mund të kenë ndodhur edhe në Shqipëri.

3) Nga analiza e anëtarit të Carnegie rezulton se as DASH, as drejtues të lartë të tij dhe as ambasadorë, nuk kanë patur tradicionalisht ndikim të madh, por sa herë që ndonjë drejtues i lartë (si për shembull Brian Hoyt Yee) apo ambasadorë të SHBA (si për shembull ambasadorët në Shkup apo në Varshavë) kanë gjetur hapësira boshe kanë bërë politikat e tyre personale duke kërcënuar forcat e djathta konservatore pro-amerikane apo duke kryer veprime që janë konsideruar të njëanshme nga forcat konservatore pro-amerikane. Kjo mund të vlente eventualisht edhe për rastin e Shqipërisë.

4) Konsiderohet zhvillim pozitiv dorëheqja e ZëvendësNdihmës Sekretarit të DASH, Brian Hoyt Yee, i cili mesa duket ka mbajtur në rajonin e Ballkanit qëndrime personale për shkak të boshllëkut të krijuar në 2017 në DASH nga largimi i shumë zyrtarëve të lartë të emëruar nga administrata e mëparshme, qëndrime që janë cilësuar nga forcat e djathta konservatore të vendeve të rajonit si të njëanshme. Kjo do të vlente eventualisht edhe për forcat konservatore pro-amerikane shqiptare.

5) Administrata e Trump nuk do të lejojë më goditjen e qeverive konservatore në Hungari e Poloni; kjo do të vlente eventualisht edhe për Shqipërinë.

6) Administrata e Trump ndonëse vlerëson se mund të jetë e vonuar për sa i përket mbështetjes ndaj partisë konservatore pro-amerikane maqedonase VMRO, angazhohet që të japë ndihmën e saj për ndryshimin e situatës me emërimin e ambasadorit të ri në Shkup. Kjo do të vlente eventualisht edhe për Shqipërinë.

7) Administrata e re duket se do ti ndalojë ambasadave amerikane edhe në Ballkan (përfshi Shqipërinë) të promovojnë projekte progresiste përmes të cilave goditen apo shmangen parti apo individë konservatorë pro-amerikanë të shoqërisë, duke dhënë shpresë se politika amerikane nuk do të mbështesë OJQ të financuara nga Soros të cilat iu detyrojnë atyre axhenda të bazuara në filozofinë progresiste të Sorosit.

8) Në javët e muajt në vijim mesa duket do të ketë emërime politike në administratën e re amerikane, përfshi edhe ambasadat e tyre për të “kontrolluar e evidentuar” për të zbatuar sipas frymës së re strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA. Kjo me siguri do të ndodhë edhe në Tiranë.

Është momenti kur politikanët shqiptarë konservatorë pro-amerikane të bëhen proaktivë në situatën e re të krijuar nga administrata Trump.

Ata duhet të sensibilizojnë Uashington për gjithçka shkon kundër kësaj fryme sa herë që ndjejnë presion apo kërcënime nga zyrtarë të emëruar nga administrata e mëparshme, aq më tepër nëse arrijnë në përfundimin se ata veprojnë bazuar në interesa personale apo akoma më keq nëse vlerësojnë se ata janë të kompromentuar.

Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t21/01/2018 17:37

me shume aktiv ne kete kontekst eshte treguar av.Goxhaj,se sa te ashtuquajturit politikane konservatore proamerikane

Shto koment

Denonco