Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

FOTO/ ‘Protesta e 27 janarit, bashkimi i shqiptarëve kundër varfërisë dhe aleancës së qeverisë me krimin’

FOTO/ ‘Protesta e 27 janarit, bashkimi i shqiptarëve kundër varfërisë dhe aleancës së qeverisë me krimin’

14:25, 21/01/2018
A+ Aa A-

‘Protesta e 27 janarit është bashkimi i shqiptarëve kundër padrejtësisë, kundër varfërisë, kundër aleancës së qeverisë me krimin, si nëna e të gjithë të këqijave’.

6 ditë përpara protestës së opozitës, tregtarë të mishit në Pogradec i treguan Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sesi vendimi e qeverisë për mbylljen dhe përqendrimin e thertoreve në pak pika ka rritur çmimin e mishit, duke ndikuar në uljen e fitimit dhe rritjen e kostos për qytetarët.

 “Basha: Çfarë vështirësish keni?

Shitësi: Nuk hapin thertoren.

Basha: Po fuqia blerëse si është?

Shitësi: Fuqia blerëse ka rënë.

Basha: Po ku shkoni t’i bëni therjet? Në Korçë? Besoj se kjo ua rrit kostot?

Shitësi: Patjetër. Për një krerë më shumë të shkon kostoja 40 mijë lekë më shumë.”

Tregtarët folën për rënie të punës, mbylljen e bizneseve dhe shprehën kundërshtimin e tyre për vendosjen e tvsh-së për biznesin e vogël.

 “Basha: Sa kile shet në ditë?

Shitësi: 10 ose 15 kile. Ka rënë fare.

Basha: A mund të na tregosh sa ka rënë?

Shitësi: Përgjysëm

Basha: Sa dyqane janë mbyllur?

Shitësi: Njëri ka qënë këtu. Nja dy të tjerë pak më poshtë.

Basha: Dyqane mishi?

Shitësi: Të ndryshme. E kanë ndjerë mungesën se s’ka punë dhe drejt falimentimit po shkojmë të gjithë.

Me kryetarin Basha qytetarët ndanë shqetësimin e papunësisë së lartë, veçanërisht mes të rinjve, për të cilët alternativë e vetme është punësimi sezonal në Greqi. Kryetari Basha i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e protestës së 27 janarit.

“Basha: T’ju ftoj të shtunën e ardhshme në protestë, do të vini?

Banori: Patjetër. Do të vimë.

Basha: Pse do të vini?

Banori: Për papunësinë, për sorollatjet që na bëjnë. Për një jetë më të mirë.

Basha: Mirëse të vini. Kundër padrejtësisë dhe kundër varfërisë e kemi protestën dhe kundër aleancës së qeverisë me krimin. Se ajo është nëna e të gjithë të këqijave.”

    Në takimin me demokratët e Pogradecit në 27 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Basha tha se pas gati 3 dekadash diktatura ideologjike është zëvendësuar me diktaturën e krimit të organizuar.  Kreu i opozitës tha se qeveria aktuale nuk është maxhoranca reale, por krahu politik i përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës, Shullazit, Xhafajve, Habiljave, Baliljave. Basha shpjegoi se për shkak të aleancës së qeverisë me krimin, Edi Rama nuk jep llogari para qytetarëve dhe punon kundër interesit të tyre.   

    “Do të blejë 400 milionë makina luksi për veten e tij. Ka harxhuar 300 milionë euro për zyra, për udhëtime luksi dhe nuk gjen para për të blerë ilaçet për të sëmurët, nuk gjen para për të rritur pensionet siç ka premtuar 100 mijë lekë çdo vit.”-tha Basha

    Kreu i opozitës u shpreh se protesta e 27 janarit është një mundësi për qytetarët për të ngritur zërin kundër padrejtësive, për të ndryshuar gjendjen e tyre përmes ndryshimit të qeverisjen e vendit dhe për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë.

    “Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo! Eja me ne në sheshin e protestës!. Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës! Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!”-tha Basha.

    Lulzim Basha shprehu bindjen se një qeveri që punon për qytetarët dhe jo për një grusht njerëzish afër kryeministrit ka mundësitë të lehtësoje të pamundurit nga faturat e ujit dhe e dritave, të ulë çmimin e naftës, të ulë taksat dhe të investojë për hapjen e vendeve të reja të punës.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Stema22/01/2018 20:08

    Jeni te gjithe hajduta mut per mut te rri Ky qe eshte

    Poradeci22/01/2018 16:46

    Z Basha. Shume mire qe po shkon dere me dere per te kerkuar mbeshtetjen popullore. Por sduhet ta kerkosh kete ne Pogradec. Pasi ketu keni instaluar shembullin me te keq te qeverisjes suaj me Kryetarin e Bashkise, Eduard Kaprin qe eshte i perzgjedhuri i Partise Demokratike. Prej 2 vjet e gjysem qyteti lengon nen tutelen e keqqeverisjes lokale te Dinastise Kapri. Keqmenaxhim fondesh, punesim pa piken e meritokracise, vetem familjare te fisit Kapri. Xhvatje tenderash te fituar nga firmat e tyre. Mungese vizioni dhe deshire per te bere dicka per Pogradecin . Vetem mendojne si te vjedhin per te mbushur xhepat e tyre. Qyteti lengon. Nuk do shume zgjuarsi ta kuptosh. Prandaj ju thashe: Jo ne Pogradec.

    Sonja 21/01/2018 17:47

    Patjeter te gjithe ne shesh, jo vetem ne 27 Janar, por dhe ne vazhdim, deri ne rrezimin e kesaj qeverrije mafioze. Por kam verejteje per Lulin, qe nuk po bene bashkimin e te gjithe demokrateve. Perse ai nuk i ftoj ne festen e rilinjes demokratike te gjithe demokratet, dhe ata qe ju e pranoni se keni gabuar ......perse nuk e zgjate doren ti Luli i pari per te dhene mesazhin e bashkimit te demokrateve? Gjithesi shqiptaret duhet te dalin ne shesh, duhet te reagojn.

    Martin21/01/2018 17:00

    E rrenuan popullin e varferuan e kan cuar ne nje gjendje qe ska nga te mbaj me e varferuan qe ta blejn me let ne zgjedhjet e ardhme por jo o rilindje populli nuk do presi do ngrihet ne 27 per te rezuar qeverin tuaj

    Ervin21/01/2018 16:28

    Per nje vend me te mir kurnder qeveris qe varferoj kete vend qeveri qe per prefeketet shpwnzon 400 milon lek dhe per ilacet e shqipetarve nuk ka lek

    Artjan21/01/2018 16:21

    Per nje Shqiperi europiane per nje vend me te mir te gjith ne shesh per tu treguar rilindjes qe ne jemi shum dhe do ta shporrim qeverin e koncesioneve qeverin e fasadave qeverin qe vargeruan Shipetaret

    Bujar21/01/2018 16:19

    Kunder varferis kunder drejtesis se kapur nga oligarket kunder qeveris se banditve populli eshte me ju Basha

    Ernest21/01/2018 16:18

    Te bashkuar per te rrezuar qeverin e fasadave

    Ana21/01/2018 16:10

    Te bashkur per nje Shqiperi me te mir per nje vend me te sigurt ne 27 te sheshi per te cuar para drejtesis banditet

    Shto koment

    Denonco