Bisedimet me Kotzias, çfarë ndodhi në dy ditë takime në Korçë

Bisedimet me Kotzias, çfarë ndodhi në dy ditë takime në Korçë

07:57, 21/01/2018
A+ Aa A-

Në përfundim të ditës së dytë të  bisedimeve zhvilluar me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Korçë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konfirmoi sot në mbrëmje se çështjet e diskutuara janë ato që janë bërë publike tashmë.

Në një prononcim për mediat, kryediplomati Bushati bëri të ditur se është bërë progres i qenësishëm për sa i përket temave.

“Duhet të na mirëkuptoni se këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjera, e shtrirë në kohë në 70 vite histori.

Mund t’ju them që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, deklaroi ministri Bushati.

Prej ditës së premte, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias  po zhvillojnë në Korçë takimin e dytë mbi bisedimet për çështjet e hapura mes dy vendeve, vijim i takimeve në Kretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco