Rama kërcënon qytetarët: Ju pret burgu, nëse deri në 31 janar nuk keni paguar ujin

Rama kërcënon qytetarët: Ju pret burgu, nëse deri në 31 janar nuk keni paguar ujin

17:35, 20/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ju ka kujtuar sërish shqiptarëve se pas1shkurtit kush nuk ka paguar faturat e ujit të pijshëm e pret burgu.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, ndaj dhe boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet.

Sipas tij, shërbimi me ujë 24 orë në çdo biznes e shtëpi arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke arritur dhe investimet falë kontributit të secilit.

“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese. Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon. #Shqipëriaqëduam është aspiratë dhe detyrim për çdo shqiptar”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koment20/01/2018 22:40

Po se c'te pret ty e ke marre vesh? Enverit ja hipen pas vdekjes por ty do ta hipim per se gjalli.

sonja 20/01/2018 21:26

ky popull e meriton se nuk di te reagoj, perkundrazi te jep dhe voten. Pastaj burgjet per ata qe nuk paguajn ujin, energjin, jane, se ata qe nuk paguajn taxat me 50 milion euro, nuk ka burk, ata qe kapen 863 mij euro me para droge , nuk ka burk, ata qe kanabizuan vendin,(Tahirin) nuk ka burk....eh....

Sirius20/01/2018 21:12

Djali i Netes do na e rruaj, po do na e rruaj fare ama. Do na hedhe dhe parfum me pas. Kete drogaxhi e barbon qe u be kryeminister me parate e 20% te bashkise se Tiranes, do ta marim zvarre me hir a me pahir. Dhe mos te mendoj se do ta hedhi lumin vetem duke u larguar nga kryeministria. Ky kokainethithes ka hesape per te lare dhe do ta gjejme ne cdo vrime miu qe te fshihet.

MENYRI20/01/2018 18:25

Po aka menyre tjeter qe kyKM te flase e te ndihmoi kete popull ,qe pervec se e mbyti me taksa, pa punesi , e duke e vjedhurvete, po ketij a do i vije fundi? Uji e cdo fature e paster e qe eshte konsumuar pa tjeter qe duhet paguar, por nje pyetje ti besh krye denusit te popullit te vet se-c;fare uke dhene popullite si eke ndihmuar ne rritjen e mireqenies? Ja ka marre e po ia merr shpirtin.Ky bandit mbi mundimin. vuajtjen e mjerimin e ketij populli . ngre lavdine e tij.Pa tjeter qe duhet e me domosdoshmeri te shporret kucedra e shqipetareve.

t20/01/2018 18:19

Keto quan reforma ,ky piktor e km i deshtuar,te kercenoje njerezit me burg kush nuk paguan ujin dhe korrentin,kurse per institucionet buxhetore qe kane miliona lek pa paguar,ben shurdhmemecin

Githbo20/01/2018 18:01

Jo kush nuk i paguan. Kush nuk lidhet ne rrjet ne menyre te ligjshme.

Shto koment

Denonco