Berisha: Një veto albanofobe...

Berisha: Një veto albanofobe...

15:38, 20/01/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me qëndrimin e Presidentit maqedonas, që pak ditë më parë riktheu në Kuvend ligjin për gjuhën shqipe, duke mos dekretuar hyrjen në fuqi të draftit të miratuar nga Kuvendi I Maqedonisë.

“Këto ditë Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Ivanov në një akt të mirëfilltë albanofobik përdori veton dhe nuk firmosi por ktheu në parlament ligjin e përdorimit të gjerë si gjuhë zyrtare të gjuhës shqipe.

Ky ligj u votua në parlamentin e Maqedonisë nga deputetet e mazhorancës maqedonase dhe forcave politike shqiptare në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.

Akti i presidentit Ivanov e kthen ligjin për rivotim në Parlament dhe jam i bindur se ligji përsëri do të votohet. Por ky akt dëshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet më të larta të shtetit të Maqedonisë dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj është një domosdoshmëri jetike për paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albani20/01/2018 16:34

Po te takosh nje KM si ky i joni behesh jo albanofob, por albanocid.

Shto koment

Denonco