Shpërthen deputeti kundër kolegëve: Jeni bërë si Kiu-Fiu, ju është mbushur…

Shpërthen deputeti kundër kolegëve: Jeni bërë si Kiu-Fiu, ju është mbushur…

10:04, 20/01/2018
A+ Aa A-

Lëvizja e deputetëve nga një komision në tjetrin apo të qenit anëtar të një deputeti në disa komisione parlamentare duket se ka tërhequr vëmendjen e ligjvënësit demokrat Myslim Murrizi. Përmes një komenti në rrjetet sociale ai ka ironizuar kolegët e tij deputetë, për të cilët shprehet se janë bërë si kiu fiu, pasi u është mbushur mendja që i dinë të gjitha, dhe ato që dinë këta “ lidera” nuk i di askush tjetër”.

Komenti i Myslim Murrizit

Disa deputet nga të gjitha palet na janë bërë si KIU FIU.

Në komision të ligjeve, në komision të vetingut, në komision të reformës në drejtësi, në komision të reformës zgjedhore, në komisionin AD HOC për KLP, në komision të KLGJ , në komisionin e rregullores së Kuvendit, në komisionin e Kodit të Etikes dhe Veshjes, në komision të sfilatës etj

Mirë është ti caktojnë edhe tek komisioni i ndarjes së tokave, se me duket se ndajne “ drejtë” për VETEN.

Po kur bëjnë si “ baballarë” të DREJTESISE!!!!!!!

Po kur ju është mbushur mendja që i dinë të gjitha, dhe ato që dinë këta “ lidera” nuk i di askush tjetër!!!!

Mirë që gënjejnë veten, por ju kanë mbushur mendjen dhe shefave të tyre, se pa këta, askush nuk mer dot frymë.

Janë ngritur në këmbë pas vitit 2005, e të thonë që kemi një jetë që meremi me këto punë.

Mu kujtua FILMI, ku KIU dërgohej për çdo kurs që i vinte ndërrmarrjes.

Kiu për firzamonik, Kiu për violinë, Kiu për dajre, Kiu për GERRNETE.

Ndaj kemi ligjin me të keq dhe me hipokrit ZGJEDHOR, se këta sivllezerit e KIUT nuk i voton njeri as për KRYEPLAK, dhe thonë lart e poshtë që nuk e ndryshojmë LIGJIN, se ne nuk dalim dot DEPUTET.

Ndaj sa miratohet një ligj, pa kaluar vitin bëhen amendamente për ta ndryshuar, sepse homologët e KIUT, i shkruajnë dhe i votojnë ligjet sipas urdhërit, jo siç duhet.

O ju “kokat e mëdha” që edhe FAKULTETIN e keni mbaruar nepër TRAGETE, mos na bëni për të VJELLE, duke menduar se mashtroni shefat, mund të mashtroni çdo njeri.

Edhe shefat ju duan se jeni manikin dhe shumë përdorimsh, e nuk e keni në fjalor fjalen JO, por edhe ata e dinë mirë sesa VLENI në FAKT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bimi20/01/2018 12:28

Ke te drejte, o deputet, po kujt ia thua, se?! Kete ligj e bene bashke Berisha dhe Rama. Pse nuk ngrihet Berisha e te thote se e ka bere ai kete krim , dhe ju pse nuk e hiqni Berishen edhe nga partia e jo me si deputet? Pra, te gjithe ju, qe nga Edi Rama, Saliu, Luli gjysem mashkull e gjysem femer jini per t'u shkuar ne gijotine; te gjithe deputetet tane prej vitit 1992 e deri sot duhet te largohen me nje ligj te vecante qe as ata dhe as femijet e tyre te mos kene te drejte kurre qe te kandidojne jo vetem per deputete, por as te lejohen te merren me politike dhe as ne administraten shteterore te mos lejohet te punojne. Vetem keshtu shpeton Shqiperia dhe nis ajo jeten nga e para.

Latif20/01/2018 12:12

Kiu per gerrnete Kiu per violine Kiu per dajre Hahahhaahahah o sa e forte kjo

Shto koment

Denonco