Video e Ramës me mësuesen që vuan nga tumori/ ‘U shfaq si shpëtimtar, i neveritshëm…’

Video e Ramës me mësuesen që vuan nga tumori/ ‘U shfaq si shpëtimtar, i neveritshëm…’

09:55, 20/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video me një mësuese, e cila vuan nga tumori. Mësuesja denoncoi mungesën e një medikamenti në spitalin Onkologjik, i cili çuditërisht u sigurua brenda pak ditësh, gjë që është bërë publike nga Rama në rrjet. Lidhur me videon ka reaguar Nënkryetari i Kuvendit, njëherëz edhe i PD-së, Edi Paloka, sipas të cilit Rama kërkon të hiqet si Mesia, por në fakt është kryeministri i këtij vendi dhe qytetarëve fatkeq të këtij vendi.

Reagimi i Edi Palokës

Hipokrizi, shoë, neveri...

Rama ka publikuar një video ku shfaqet me mësuesen fatkeqe, e cila disa ditë më parë ju ankua se është e sëmure me kancer dhe prej kohësh ,ajo dhe të sëmurë të tjerë, nuk gjenin dot ilacet e domosdoshme sepse ato mungonin në spitalet tona.

Dhe ja ku shfaqet përsëri “shpëtimtari” në video të mburret se gjeti ilacet për fatkeqen. Me këtë shfaqje të neveritshme, që nuk e ka për herë të parë (kujtoni shfaqjet me legalizimet) Rama, në kulmin e delirit, kërkon të tregoje se AI dhe vetem AI është zgjidhja dhe shpëtimi.

Kërkon të hiqet si Mesia por është kryeministri i këtij vendi dhe qytetarëve fatkeq të këtij vendi. E ka detyrim , detyrimi i parë dhe i vetëm i tij është të qeverisë e të kujdeset për gjithë qytetarët e këtij vendi pa përjashtim po sidomos për ata që janë në nevoje e të pamundur e jo të shfaqet në spektakle televizive si Mesia që me prekjen e tij shpëton fatkeqët që i shprehin personalisht hallin e tyre.

A duhet të prisnin të sëmurët me kancer që një mësuese apo kushdo qytetar tjetër i sëmurë, të ndodhej rastësisht përballë Ramës, për të qarë hallin( e çfarë halli) që të merrnin një shërbim të domosdoshëm, baraz me jetën...apo ky kryeminister duhej të bënte punën e tij dhe ato ilaçe të ishin detyrimisht në dispozicion të të sëmurëve ?!?

Po me mijëra e mijëra qytetarë të tjerë që kanë halle e probleme të cilat qeveria dhe Rama e kanë detyrim t’ju a zgjidhin , çfarë bëhet ? Mos vallë të gjithë këta qytetarë duhet të shpresojnë tek fati, që një ditë t’ju shfaqet Rama dhe me prekjen e shenjtë t’ju zgjidh problemin ?! Po, vini re; edhe ky takim “fatlum” duhet të jetë përpara kamerave që të jetë i vlefshem sepse janë me qindra qytetarët dhe socialiste të thjeshtë, që ja kanë qarë hallin edhe personalisht kryeministrit Rama, po jashtë kamerave, kanë marrë vetëm përgjigje arrogante, fyese , e në se janë treguar këmbëngulës edhe të shtyrat e bodyguardëve.

Prandaj o njerez, që halli dhe nevoja ju shtyjnë, mos shkoni tek Rama për nevojat tuaja sepse ai nuk është zgjidhja por problemi.

Në se ai nuk do të ndante paratë me miqtë e tij për koncesione milionashe në shëndetësi ,do të kishte ilace në spitale.

Nëse ky kryeministër do të bënte qoftë edhe një ditë neë vit punën dhe detyrimin e tij, shqiptarët nuk do të ishin sot në këto kushte e nuk do të arratiseshin nga shtëpitë e tyre në një numër më të madh se sirianët.

Prandaj vetëm largimi i tij një orë e më parë do të jetë fillimi, i zgjidhjes së problemeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bushi21/01/2018 00:36

Ore po ky tall bythen. Edhe Enveri do e kishte zili. Se Portokallise ja ka futur.

Aleksi20/01/2018 12:30

Edi Rama eshte bere si Arturo Ui, pandaj duhet ta pesoi edhe ky njesoj si Arturo Ui (Hitleri).

arjan20/01/2018 11:04

nuk ka shpres me ky popull te Rama eshte nje njeri vetem per perfitimet vetjake ky eshte evin rama te bej shohun me hallet e njerzve

dorina20/01/2018 11:03

Rama mir qe nuk plotson kushtet per ata qe kan nevoj per ilace por dhe tallet me ta ben heroi kur dikush i ndodhet perball o rilindje e shpifur populli nuk gjendet i gjith perball teje qe te besh ti supermenin apo cfar te shkon ty ne mendje coj ilacet neper spitale se po vdes populli dhe nga gripi se i ke prur gjysmat e ilaceve te skaduara

dorina20/01/2018 10:58

te semuret duhet ti ken ilacet ne spital dhe jo vetem nje njeri qe ndodhet perball rilindjes e ka kap ngusht dhe kryeministri ben ironin dhe fasaden perpara njerzve ka ikur koh e reklamave o rama e more me qaf kete popull o njeri i deshtuar

artjan20/01/2018 10:55

e mori me qaf kete popull ky qelbesira si tallet me popullin keshtu cfar mendon se e ka pron private

Shto koment

Denonco