Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Ndryshimet në rregullore/ Manja: Arrestimi i deputetëve, ja çfarë presim nga...

Ndryshimet në rregullore/ Manja: Arrestimi i deputetëve, ja çfarë presim nga...

20:24, 19/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja, thotë se për ndryshimet e rregullores së Kuvendit ishte rënë dakord me opozitën dhe ndryshimet Kushtetuese duhet të reflektohen edhe në rregullore.

Manja tha në studion e Fax News se kërkesa për arrestimin e një deputeti me ndryshimet kushtetuese i drejtohet Këshillit të Mandateve dhe ky ndryshim duhet reflektuar edhe në rregullore. Ai tha se sipas ndryshimeve të reja edhe votimi bëhet i hapur ndërsa në rregullore ka ngelur se duhet të bëhet i fshehtë.

 “Ndryshimet në rregullore reflektojnë ndryshimet kushtetuese, ishte një alertim i kotë i opozitës, mua më la shije se kërkon që të gjejë kauza të paqena para protestës. Çfarë ka për tu reflektuar në rregullore?

Ju e patë që në mbledhjen e fundit kërkesa për heqjen e lirisë së një deputeti e bën Prokurori i Përgjithshëm, por me ndryshimet kushtetuese kërkesën për arrestim Prokurori ia drejton Këshillit të Mandateve, duhet reflektuar ky ndryshim.  Kushtetuta e re parashikon se votimin kur kërkohet arrestimi i deputetit bëhet me votim të hapur, ndërsa në rregullore kishte ngelur votimi i fshehtë.

Keqardhje ndiej për ata që janë juristë. Edhe ne edhe opozita e kemi detyrim kushtetues që ti reflektojmë ndryshimet kushtetuese edhe tek rregullorja”, tha Manja, ndërsa u shpreh se pret edhe konsensusin e opozitës për ndryshimin e rregullores. /FaxNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi19/01/2018 20:49

Je vecse nje zagar i ndyre i padronit kryemaskara Edvin Rama. Ti leh dhe vecse leh dhe na interpreton rregulloret apo ligjet sipas interesave te dites. O juristi i Rilindjes qe dhe zerin e ke sikur te kane ngecur mizat e halese ne fyt.

Shto koment

Denonco