Endrit Braimllari në Syri.net: Rama po bllokon reformën në drejtësi, ja pse...

Endrit Braimllari në Syri.net: Rama po bllokon reformën në drejtësi, ja pse...

18:32, 19/01/2018
A+ Aa A-

Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm dhe deputet i LSI-së, tha në studion e Syri.net se mazhoranca ka bllokuar reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit drejt BE. Braimllari tha se sot nga mazhoranca na bëhet moral për reformën në drejtësi dhe integrimin, ndërkohë që përgjegjësia bie mbi ta.

“Prisni ditët dhe muajt në vazhdim dhe do të shikoni të tjera skandale të kësaj qeverie. Janë firmosur konçensione dhe janë marrë vendime nga kjo qeveri në dëm të interesave të shqiptarëve”, tha Braimllari.

Lidhur me deklaratat për arrestimin e peshqve të mëdhenj, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, tha se është e papranueshme që mazhoranca të bëjë presion ndaj opozitës me reformën në drejtësi.

“Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme u zgjodh në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit, ndërsa mazhoranca e interpreton protestën tonë për shkeljen e Kushtetutës sikur ne kemi frikë nga kjo prokurore. Ne i kemi dhënë votat dhe mbështetjen tonë për këtë reformë dhe nuk kemi asnjë lloj frike”, tha Braimllari.

Në vijim ai shtoi se ajo çka opozita po kërkon me propozimet për ndryshimet Kushtetuese, Braimllari tha se gjithçka është e bazuar në atë çka ka thënë Komisioni i Venecias.

“Komisioni i Venecias është shprehur për një Prokuror të përgjithshëm konsensual dhe ne këtë po kërkojmë. Kush po e bllokon sot ngritjen e KLP-së? Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, pasi ne kemi kërkuar uljen në tavolinë dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar me KLP apo KLGJ”, tha deputeti i LSI-së.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco