Endrit Braimllari në Syri.net: Protesta e 27 janarit, qytetare dhe mbarëkombëtare...

Endrit Braimllari në Syri.net: Protesta e 27 janarit, qytetare dhe mbarëkombëtare...

18:22, 19/01/2018
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, tha në studion e Syri.net se porsa i takon protestës së 27 Janarit jemi në një tur takimesh jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.

 “Protesta do të jetë qytetare, pasi ajo që kemi parë deri më tani nga takimet e zhvilluara, është mbështetja e qytetarëve ndaj protestës. Qytetarët janë të lodhur nga qeveria Rama, janë të lodhur nga mungesa e sigurisë, varfëria dhe mungesa e shpresës. Kjo ka ndikuar në largimin nga Shqipëria të mijëra të rinjve dhe të rejave që duket se nuk shohin shpresë”, tha Braimllari.

Deputeti i LSI-së tha se brenda strukturave të kësaj partie është ngritur një grup pune lidhur me përgatitjet për protestën, por nga ana tjetër kemi pasur koordinim me deputetë dhe Sekretarin Organizativ të PD-së, Enno Bozdo.

“Kjo do të jetë një nga protestat më masive që ka parë ndonjëherë ky vend, pasi më 27 janar do t’i bashkëngjiten protestës, edhe qytetarët që s’kanë lidhje me PD, LSI apo parti të tjera të opozitës.

Ka ardhur momenti që të bashkohen të gjitha arsyet sepse shqiptarët duhet të protestojnë kundër një Kryeministri të inkriminuar, të lidhur me drogën dhe trafikun e saj”, tha Braimllari. Sipas tij, protesta do të jetë mbarëkombëtare, pasi ka qytetarë që kanë dalë dhe po protestojnë kundër kësaj qeverie, sikundër janë naftëtarët, studentët e fakultetit të mjekësisë. “Këto janë protesta që s’kanë lidhje me politikën, por tregojnë reagimin e shqiptarëve kundër kësaj qeverie që nuk ofron asnjë shpresë”, tha Braimllari.

Në vijim ai shtoi se alternativa që ofron opozita është në mbështetje të shqiptarëve të thjeshtë, jemi më afër qytetarëve, jemi në luftë të hapur me drogën dhe konçensioneve që po jep Edi Rama. Sipas tij, kjo qeveri ka një mision shumë të qartë: varfëro shqiptarët në maksimum, jep konçensionet te miqtë e Kryeministrit dhe më pas bli votat e shqiptarëve në zgjedhje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/01/2018 20:47

Akoma me protesta qytetare do vazhdoni ju,edhe ne amerike dalin jasht qytetares

Cufo Cufo o gjumash19/01/2018 20:28

Kush eshte ky Cufoja? Hajde Lul koqja hajde. Koqe si vetja i ka dhe keto te lesh e lise

Sonja 19/01/2018 18:47

Uroj te jete nje protest sa me e madhe dhe te mos mbaroj me kaq. Rama nuk pyet per nje protest te vetme. Protestat duhet te vazhdojne gjate dhe duhet te paralizojn aktivitetet komplet qe te detyrojne qeverrin te jap dorheqjen. Por si eshte e mundur qe nuk ka spote televizive per punen e keqe te qeverris, per drogen , per mafin, per te jeten e keqe te popullit, per thirrjen e popullit qe te ngrihet (ne menyre demokratike sigurisht)

Shto koment

Denonco