Parrullat anti-shqiptare në Manastir/Bushati kërkon hetim: Akte që...

Parrullat anti-shqiptare në Manastir/Bushati kërkon hetim: Akte që...

17:24, 19/01/2018
A+ Aa A-

Ministri e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj parrullave antishqiptare që u vendosën një ditë më parë në qytetin e alfabetit në Manastir të Maqedonisë. Në një deklaratë për mediat MEPJ shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve.

 “Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin”, shkruhet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco