Denoncimet: Ja kush janë drejtorët e vërtetë të hipotekave të emëruar nga Rama

Denoncimet: Ja kush janë drejtorët e vërtetë të hipotekave të emëruar nga Rama

14:51, 19/01/2018
A+ Aa A-

Një ditë më parë janë prezantuar drejtorët e rinj të hipotekave. Edhe pse Edi Rama po dje u përpoq të thotë se ata ishin zgjedhur me konkurs të hapur dhe të drejtë, të gjithë të zgjedhurit në këto detyra në fakt janë militantë socialistë.

Kjo duket jo vetëm nga atë që ata bëjnë publike në rrjetet sociale, por edhe në mesazhet denoncuese të mbërritura në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Noriega vendos hipotekat në duart e mafies shtetërore!

Pasunari i madh, narkodrejtori i përgjithshëm i ndrikull Kodhelit, verbueses se radarëve për trafikantët, merr dhe hipotekën e Tiranës.

Në Shkodër banakieri, ish-juristi i dhënë për ndjekje penale për vjedhje tokash në Velipojë merr hipotekën e Shkodrës.

Në Tepelenë emërohet njeriu me çështje penale të hapur! sb

1- “Doktor pershendetje. Valdrin Pjetri i emeruar ne krye te hipotekes se tiranes eshte.militant i ps. Deri me tani ka punuar drejtor i pergjithshem ne ministrine e mbrojtjes ku eshte marre eskluzivisht me pronat e ushtrise. Nderkohe sipas open.data.al eshte aksioner ne shoqerine Trigen Investment dhe administrator i hotelit superluksoz te hapur ne Farke "privilege". Pjesemarres aktiv ne fushaten e ish ministres Kodheli. Verifikohet lehte ne ëeb cdo info. Me respekt.”

2- “ I nderuar zoti Berisha,uroj te jeni mire ju dhe te gjith njerzit tuaj te dashur. Marr shkas per kete shkrim nga deklarata e pafytyr e kryeministrit per zgjedhjen e drejtoreve te hipotekave,ku tha nuk pranoj hamendesime se ne keto emerime ka nderhyrje politike. Po ju jap shembull konkret: Drejtori i emeruar ne shkoder,ish jurist ne komunen Velipoje,njeri i afert i Pashk Ujkes,ne kohen kur ka qene kryetar komunes. I emeruar nga partia per te hipotekuar tokat ne plazh qe ju kan mbetur pa vjdh akoma. Rezultatet e ketij personi ne postin e juristit te komunes:

1. Ndjekje dhe procedim penal per skandalin e pronave ne Velipoje,ne mbledhjet dhe vendimet e KRT se asaj komune.

2. Ndjekje dhe procedim penal per shkelje abuzive me prokurimet publike konstatuar nga KLSH ne kohen e ish kryetarit te lartpermendur. Si dhe nje dem i konsiderueshem ekonomik i konstatuar gjithashtu.

Pa permendur rezultatet e "Shkelqyera" ne fakultetin e juridikut.....

Si dhe shum shkelje te tjera ne procedurat e zakonshme te prokurimeve.

Kesaj i thone rilindje.

Ju lutem mbani te fshehte anonimatin.

Respekte.”

3- “Pershendetje Doktor ! Jam nje punonjes prane ZRPP Tepelen! Kryeministri doli sot prezantoi drejtoret e rinj te hipotekave e gjitha fasad! Po behet nami per drejtorin e hipotekes tone ne Tepelene Plumb Milori I cili ka çeshtje te hapur ne prokurori dhe ministria e Drejtesise refuzon emerimin e tij per arsye se ka çeshtje te hapur! Po behet rremuje e madhe, sot Edi Rama sipas te dhenave tona ketu ka bllokuar kte drejtori me urdher te tij deri sa te sqarohet situata, per mos te rene ne sy ai ka bllokuar dhe 3 drejtori tjera , burim I sigurt , te lutem publikoje.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi !19/01/2018 22:42

Kur nderrohen drejtoret e institucioneve tone, fillon barerdia mbi punonjesit. Asgje nuk i mbron keta te fundit. Kodi i punes eshte aty vetem formalisht, i cili mund te ju vije ne ndihme vetem ne proceset gjyqesore. Gjithçka varet vetem nga "zemer gjeresia" e drejtorit. Para tyre shtrohen duart e thara te liliputeve, te zhveshur nga personaliteti, qe kerkojne ndopak meshire. Drejtori duhet te zbatoje urdherat e Partise, per kete duhet te jete i pameshirshem. Per kete i vine ne ndihme instiktet e tij me te erreta te personalitetit, ai i dhunes dhe instikti i pushtetit.

Landi19/01/2018 15:06

Z. Berisha! Po ne kohen tende si emeroheshin drejtoret? Pjesa me poshter, me banale, me idiote, kreykeput orientale, eshte emerimi i drejtoreve ne te gjitha qeverite. Gjenden me kepuket, te hurit dhe litarit. Asgje nuk kane te perbashket rraca e drejtoreve me rracen njerezore, Z . Berisha. Uroj qe qeverite qe do vine te vene dore disi ne kete pune.

Shto koment

Denonco