Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Ambasada amerikane reagon sërish për Prokurorin e Përgjithshëm

Ambasada amerikane reagon sërish për Prokurorin e Përgjithshëm

11:15, 19/01/2018
A+ Aa A-

Pas nismës ligjore të partive opozitare parlamentare në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës lidhur me zgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm, sot Ambasada e SHBA në Tiranë ka rikonfirmuar qendrimin e saj të hershëm që bazohet në opinionin e OPDAT dhe EURALIUS.

"Kushtetuta dhe Ligji për Prokurorinë janë të qarta: Ambasada amerikane mbështet opionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlamenit".

Kështu është deklaruar ambasada amerikane. Për ta saktësuar qendrimin e saj, ambasada e ka përcjellë mesazhin në të dyja gjuhët, edhe shqip, edhe anglisht si më poshtë:

"The Constitution and the Prosecutorial Law are clear. The U.S. Embassy endorses the OPDAT and EURALIUS legal opinion provided to Parliament." | Ambassador Donald Lu.

"Kushtetuta dhe Ligji për Prokurorinë janë të qarta: Ambasada amerikane mbështet opionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS"

Në ditët e fundit të përfundimit të mandatit të prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dy misionet që asistojnë Shqipërinë në fushën e ligjit, ai i Bashkimit Europian, Euralius dhe ai i Shteteve të Bashkuara OPDAT, sugjeruan publikisht që Prokurori i Përgjithshëm i parakohshëm të zgjidhet nga Parlamenti në bazë të ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme.

Dy misionet ndërkombëtare folën në atë kohë edhe për kriteret që duhet të përmbushë personi, të cilit do t’i besohet përkohësisht organi i akuzës.

Euralius dhe Opdat saktësuan se në periudhën kalimtare mandati i këtij Prokurori të Përgjithshëm do të jetë i përkohshëm dhe së fundmi, dy misionet u kujdesën të theksojnë se ligji për regjimin kalimtar nuk përcakton në mënyrë të qartë kuorimin për zgjedhjen e tij, por thjesht parashikon një zgjidhje të përkohshme nëpërmjet një vendimmarrje të Kuvendit.

Pra sipas tyre ndryshe nga si pretendon opozita sot, dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit për të zgjedhur një prokuror me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    DRYRK20/01/2018 03:09

    Qe jane shkelur nenet e kushtetutes kete zLU e din mire.Por kjo qe ka ndodhur ne SHqiperi me prokurorin, po te ndodhte ne SH, B. A a do votohej prokuror i perkoheshem edhe me pakicekongresmenesh? E njejta pyetje edhe per EUROPEn...Pra tek ne keto shkelje jane te qellimeshme biles edhe me pasoja per organet tona te drejtesise,,Jo cdo gje blihet, e sic jane blere,,sepse andaj shkojne punet [[fiolle]] ketu,Shihet mire tendenca politike per te influencuar ne orgahet e drejtesise, e kush po e sheh nga keta europiane, Amerikane se ci behet ketij populli.Vetem ddegjojme servile, partiake. e mizantrope mistik qe japin opinione si te nenshtruar , mediokerrne mbrojtjeje te kesaj qeverie deshtake, e atyre ambasadoreve qe deklarojnese,,,--NESHQIPERI BEHET PARA...Popullin nuk mund ta trajtoni me si dele, do dije ti japevendin cdo tradhtarie hileqari.,, te pafytyre e mashtrues qe vazhdojne te na genjejne akoma, Fundrina do largohen, ERE E RE DO VIJe,POPULLMENDOHU.

    Daj Jaku19/01/2018 13:58

    Kur shikoj këtë LU gati gati i besoj Darvinit për prejardhjen e sinantropit (njeriu i lashtë i kinës) nga majmuni.

    korabi19/01/2018 13:25

    Ambasadori Lu eshte pjerdhe nga mendete ose e ka nxane hashahi . Kushtetuta parashikon zgjedhje e prokurorit me 84 vota ai thote eshte mire me 64 vota .Teori kinese tre te bardha kater te kuqe,fshati rrethon gjytetin,mos priodhni te mjellet thonte shoku Mao

    arusha panda19/01/2018 11:27

    Po moj ambasade po, por PPP akoma nuk peshkoi gje. As edhe nje cironke per be, lere pastaj per peshqit e medhenj qe as behet fjale. Se per balenat, ajo dihet duhen anije te vecanta dhe fushnje shume te fuqishme qe ambasada as qe i disponon...

    toni19/01/2018 11:24

    ja u futi prape sa krahu USA, HANI HANI SE NE OPOZITE DO RRINI EDHE 20 VJET PUTHUNI ME MONEN SE HAJRIN DO I SHIHNI

    gjergji19/01/2018 11:24

    po mire pse duhet te dale nje "opinion" mbi ligjet!!!?

    kuksianja19/01/2018 11:21

    Ore jane ne terezi keta te opozites, nuk e besoj qe te jene aq antiamerikane qe po shfaqen publikisht, e si mundet t'ju shkojme mbrapa ne opozitaret e shkrete te lene rrugeve?....

    Shto koment

    Denonco