PS tërhiqet nga ligji i qeverisë Rama për mos arrestimin e deputetëve

PS tërhiqet nga ligji i qeverisë Rama për mos arrestimin e deputetëve

10:53, 19/01/2018
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve  është hequr nga rendi i ditës diskutimi për propozimet e bëra nga PS  për ndryshime në rregulloren e Kuvendit.  Partia Socialiste kërkon ndryshime në rregulloren për hetimin e deputetëve.

Që me nisjen e kësaj mbledhje deputeti i PD-së Eduard Halimi është shprehur se kjo çështje duhet të hiqet nga rendi i ditës.  Menjëherë ka vendosur Ruçi që të hiqet ky diskutim nga rendi i ditës së sotme.

Halimi: Pse doli të bëni këtë ndryshim në rregullore. Kjo çështje duhet të hiqet nga rendi i ditës.  Kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar, kështu e thotë rregullorja. Ne jemi të palëkundur në  kërkesën tonë.  Ndryshimet që kërkon PS nuk ka lidhje me Kushtetutën.

Ruçi: E heqim nga rendi i ditës, të mos përdoret për luftë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco