Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Sondazhi i Gallup/ Shqiptarët më besnikët ndaj Trump. Ja mbështetja...

Sondazhi i Gallup/ Shqiptarët më besnikët ndaj Trump. Ja mbështetja...

22:20, 18/01/2018
A+ Aa A-

Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë fansat apo mbështetësit më besnikë të Presidentit amerikan Donald Trump. Kjo të paktën sipas një sondazhi të Gallup, mbi mbështetjen e Presidentit Trump në vende të ndryshme të Botës.

Refereuar sondazhit më të fundit të Gallup, në Kosovë dhe Shqipëri mbështetja për Presidentin amerikan për punën e tij në vitin e parë në krye të Shtëpisë së Bardhë është në kuotat e 75 dhe 72 %.

“Nuk është e pazakontë që shqiptarët të jenë në krye të kësaj liste; zakonisht nga ta jepen vlerësime shumë të larta për udhëheqjen amerikane”, shkruhet në raport.

Ndërkohë referuar vendeve të tjera të Rajonit, mbështetja për Trump ka një diferencë të dukshme krahasuar me Kosovën dhe Shqipërinë. Në Maqedoni mbështetja është në kuotën e 45 %, në Rumani 41 %, në Bosnje dhe Bullgari 28 %, ndërsa në Kroaci mbështetja është në kuotën e 24 %.

Në vendin e fundit renditet Serbia me vetëm 16 %. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar19/01/2018 12:32

Trump mund të konsiderohet si një perfaqesues i së djathtës më konservatore. Po sikur nuk ma mbush mendjen ky sondazh i Gallupit se shqiptarët paskan kaluar në krahun ekstrem të se djathtës. Fakt është se në Shqipëri nuk ka asnjë parti të konsoliduarë si një forcë e djathte esktreme sic ka në pothuajse të gjitha vendet europiane. Partitë e këtij krahu në Europë. po vijnë duke u forcuar, pikërisht si reagim i qytetarëve të këtyre vendeve, ndaj politikave ultra liberale e globaliste të së majtës e bile edhe të nje pjese të së djathtës se "moderuar". Si paska mundësi sipas Gallupit që shqiptarët që votuan në shumicë për "armikun" e shpallur botërisht të Trumpit, Edi Ramen, preferokërkan Trumpin ? Me këtë sondazh, na del një konkluzion tjetër. Nëse Gallupi ka nxjerrë këtë rezultat, atëhere ka vërtetuar faktin se në Shqiperi Edi Rama nuk fitoi me "shumicë" votash reale, por me para të pista të trafikut të drogës

Daj Jaku19/01/2018 10:05

Shqiptarët e duan Trump por atij akoma nuk i ka rënë ndërmend për Shqipërinë, na ka lënë në dorë të një kinezi dinak e të korruptuar kokë e këmbë nga kryekarministri zullap injorant satrap sorosian, që nuk ka asnjë pikë takimi me parimet e lirisë e demokracisë amerikane.

korcari19/01/2018 08:49

edi rama eshte armiku me i madh i presidentit trump vota e shqiperise ne usa nuk ishte vota e shqipetareve por vota e edi soros rama

Oni18/01/2018 23:34

Qeveria e shqiperise pro amerikane, ndersa qytetaret jo!

Shto koment

Denonco