Astrit Patozi: Kjo qeveri po kalbet, Rilindja po mbytet për shkak...

Astrit Patozi: Kjo qeveri po kalbet, Rilindja po mbytet për shkak...

21:30, 18/01/2018
A+ Aa A-

"Rilindja" po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi. Kështu shkruan ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi në një koment të postuar në rrjetet sociale.

Ai shkruan se vezirët e sulltanit janë mbytur nga pesha e ministrive të stërmëdha, sepse timonieri vazhdon të mendojë se qeverisja është një lojë fantazie, që edhe mund të vizatohet. 

“Nuk është e sigurt nëse do t'u mjaftojnë 4 vitet për ta ndrequr atë çmenduri gjysëm delirante dhe gjysëm korruptive, që u quajt reformë e ekzekutivit. A thua se kishte ndodhur rotacion i fortë politik, dhe nuk ishte i njëjti kryeministër”, shkruan Patozi.

Komenti i Astrit Patozit

KJO QEVERI PO KALBET

Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i "Rilindjes" po qeveris mirë. Nëse pemët që mbillen live në TV nga lali Eri quhen pyll, Tirana gjithashtu po lulëzon dita-ditës.

Nëse legjendat për SPAK, KLP apo "peshq të mëdhenj", që ndodhen vetëm pak centimetra larg rrjetës do të merren seriozisht, drejtësia ideale ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Dhe neve nuk na mbetet tjetër, veç të rrojmë e të shohim.

Por e vërteta është se ky vend po lundron në depresion, ndërkohë që anija e qeverisë ka mbetur prej muajsh në stere. Dhe nuk ka rimorkiator që mund ta nxjerrë në breg.

Vezirët e sulltanit janë mbytur nga pesha e ministrive të stërmëdha, sepse timonieri vazhdon të mendojë se qeverisja është një lojë fantazie, që edhe mund të vizatohet.

Nuk është e sigurt nëse do t'u mjaftojnë 4 vitet për ta ndrequr atë çmenduri gjysëm delirante dhe gjysëm korruptive, që u quajt reformë e ekzekutivit. A thua se kishte ndodhur rotacion i fortë politik, dhe nuk ishte i njëjti kryeministër.

Por, edhe pse ka shkaktuar një ngërç traumatik, "piktura" e fundit e Edi Ramës në trajtë qeverie nuk është e keqja më e madhe.

"Rilindja" po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi.

Mos e kërkoni zgjidhjen tek administrata e hutuar, jo aq nga organigrama salamandër e timonierit, që ka bashkuar peshqit me delet, dhe ka ndarë pemët nga gjethet, sesa nga hija e dosjeve të drogës dhe të korrupsionit, që nuk lënë askënd të ngrohet.

Shqipëria nuk po qeveriset, por prej muajsh po zvarritet, sepse mazhoranca thjesht po e administron pushtetin. Kjo qeveri po kalbet, duke u përpjekur të na e hedhë nga zgjedhja n? zgjedhje dhe nga protesta në protestë edhe për shkak të paaftësisë dhe përgjegjësisë sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zekthi19/01/2018 11:39

Nuk ka asnje të keqe që të kritikosh edhe partinë demokratike nga e cila ke dalë o z.Patozi, por kur ke të bësh me një qeveri të kalbur të mbushur nga soji i kupolës së diktaturës enveriste e nga llumi i mafies së drogës, kjo qeveri mund të qendrojë në këmbë, veç kur ca soj "gjuetarësh" të verbëruar nga interesa personale, dhjetë here gjuajnë me cifte drejtë kolegëve, e një herë kundër ujkut qe kane përpara. Nuk po shoh që të bësh në këtë shkrim ndonjë "zbulim" të ri të madh të kalbëzimit të qeverisë Rama. Ka pesë vite qe PD me shefin e saj Basha, ja ka përplasur pothuajse çdo ditë atij këto që po shkruan. Aludimet për paaftësi e përgjegjësi, lerja në dorë antarësise e simpatizantëve të PD ta bëjnë ashtu siç duhet e në kohën e duhur. Tufa e ujqërve që ke përballë, as do t'ja dijë se kush është " më i aftë" në opozitë. Bile pikërisht "më të aftit" e "më trimat" do ti përlante të parët. Fakt është se kjo qeveri e kalbur, thërret në ndihmë e në media, pikërisht ca zëra qe i vijnë në ndihmë duke propoganduar se fajin e ka opozita.

beqo18/01/2018 23:39

Me ne fund bravo z. Patozi

Daj Jaku18/01/2018 23:09

Mos harro o Patoz se ne e mbajtëm Turqinë edhe nja 50 vjetë pasi ajo kishte ikur de fakto. Ndërsa komunizmi nuk ka mbushur akoma 50 vjet që ka ikur, bile nuk ka ikur asnjë minutë, që nga 1990 Shqipëria është qeverisur çdo minutë nga komunistë. Nuk vdes vetvetiu asgjë në Shqipëri o Patoz, tërhiqet zvarrë edhe nja 50 vjet të tjerë.

Shto koment

Denonco