Soros betohet për luftë kundër nacionalizmit dhe thotë se BE është në prag të shpërbërjes

Soros betohet për luftë kundër nacionalizmit dhe thotë se BE është në prag të shpërbërjes

20:34, 18/01/2018
A+ Aa A-

Spekulanti miliarder i majtë George Soros ka thënë se do t’i kundërpërgjigjet “ideologjisë dominuese” të nacionalizmit, teksa pranon se projekti globalist i Bashkimit Evropian është “në prag të shembjes”.

Duke shkruar se Fondacioni Soros dikur ‘ishte shembulli perfekt i optimizmit për përhapjen e demokracisë së stilit perëndimor” pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Financial Times përshkruan analizën që po provon organizimi global i majtë përmes një vale patriotizmi e populizmi dhe atraksionit “të zbehur” të axjendës majtiste.

Soros, duke aluduar për kolapsin e Bashkimit Sovjetik, tha për gazetën e majtë liberale: “Është déjà vu me një ndryshim të madh – ideologjia dominuese në botë tani është nacionalizmi... Është Bashkimi Evropian institucioni që gjendet në prag të shërbërjes”.

“Dhe Rusia tani është fuqia që po ngrihet, bazuar mbi nacionalizmin”, tha Soros.

Financieri i kufijve të hapur fajëson hakerët rusë për sulmet kundër tij më 2016 dhe qeveria ruse e futi fondacionin e tij në listën e zeqë me akuzën se “rrezikon sistemin kushtetues rus dhe sigurinë kombëtare”.

87-vjeçari ka menduar tërheqjen nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur para vdekjes, por duke parë ngritjen e qytetarëve të botës kundër globalizmit dhe interesave progresivë, transferoi 18 miliardë dollarë nga pasuria e tij personale në llogarinë e Fondacionit në tetor 2017 dhe premton të qëndrojë në drejtim edhe për pesë vjet të tjerë – ose më gjatë.

“Mendoj se mund të thoni që kam shumë fat me armiqtë e mi”, tha Soros. “Më bën të ndihem më shumë se gati për t’u kundërpërgjigjur dhe për t’u ngritur për atë që është e drejtë”.

Koncepti i “asaj që është e drejtë” është fluid për miliarderin, në varësi të lojës së tij financiare. Spekulatori që “theu Bankën e Anglisë” më 1992 duke çvlerësuar sterlinën, e përshkroi veten si “një person që angazhohet një herë në aktivitet imoral dhe herët e tjera përpiqet të jetë moral”, në një intervistë me “60 Minutes” më 1998, duke u përpjekur të racionalizonte valët e shkatërrimit mbi vendet sovrane përmes spekulimit me “filantropinë” e tij.

Soros i ka mohuar akuzat se organizata e tij ka qenë direkt e përfshirë në përmbysjen e qeverive në Ukrainë, Maqedoni dhe Gjeorgji, ndonëse pranoi për Financial Times se përfituesit e granteve të tij u përfshinë në protestat në Maidan Nezalezhnosti (Sheshi i Pavarësisë) në Kiev më 2014, duke thënë: “Ne nuk u përfshimë vërtet në përleshje – kjo është kundër linjave dhe parimeve tona. Por ne përkrahëm luftëtarët dhe kjo u bë edhe gjatë protestave”.

Në Maqedoni, zëvendëspresidenti i organizatës Ndaloni Operacionin Soros, Cvetin Çilimanov, e akuzoi Fondacionin për organizimin e protestave në Ballkan.

Vendet e Evropës Qendrore kanë qenë kundërshtarë të zëshëm të ndërhyrjes së Sorosit dhe qeveria hungareze beson se ai qëndron pas planeve të BE për hapjen e dyerve të bllokut për miliona njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika përmes institucionalizimit të migracionit masiv.

Javën e kaluar, një një seancë dëgjimi në Parlamentin Evropian, Komiteti Hungarez i Helsinkit, grup për të drejtat e migrantëve i përkrahur nga Soros, dhe Fondacioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Poloni i bënë thirrje Parlamentit Evropian për krijimin e një “Instrumenti të Vlerave Evropiane”, i cili do të përkrahte financiarisht OJQ-të që “mbrojnë vlerat evropiane” në vendet anëtare.

Seanca u organizuar nga ligjvënësit evropianë Sophie in’t Veld dhe Frank Engel – që të dy të përmendur midis 226 “aleatëve të besueshëm” në PE të Institutit të Politikës Evropiane të Shoqërisë së Hapur të Sorosit.

Marrë nga Breitbart.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 19/01/2018 03:53

Merr me vete këlyshtë që ke pjellë në Shqipëri e Kosovë e zhduku nga Evropa

Shkodran19/01/2018 01:30

Dmth Edi Vorri nga ky paska mar pelqimin e kravatave... thua e njeh Aneta kte Sorosin...

Loran shehu19/01/2018 00:03

Po pushka top ju beft kti delenxhiu

Sirius18/01/2018 21:17

As nje presje nuk i besohet ketij manipulatori. Sorros gjen kenaqesi te madhe duke manipuluar mendjet e dobeta. Ketij i ka ardhur tashme koha per ne boten tjeter.

Eno18/01/2018 20:55

Po.vdes.o.shtrig.po.vdes.mutin.ne krevat.po.eben

Shto koment

Denonco