Idrizi: Zgjedhjet e 25 qershorit të çuditshme, ja pse u penalizuam...

Idrizi: Zgjedhjet e 25 qershorit të çuditshme, ja pse u penalizuam...

20:26, 18/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari  i PDIU-së,  Shpëtim Idrizi,  ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 qershorit kjo parti u penalizua nga Kodi Zgjedhor, por edhe nga marrëveshja Rama-Basha.

Ai tha se nëse do të ishte pjesë e ndonjë koalicioni, PDIU do të siguronte 7 mandate pasi ka marrë 76 mijë vota duke siguruar një rritje prej 30% të votive.

Në lidhje me mandatin e tij në Tiranë, të cilin nuk arriti për pak vota ta sigurojë,  Idrizi tha se qarqe greke në Tiranë nuk ishin të interesuara që PDIU të kishte peshë në Kuvend, duke shtuar se nëse do të ishte në Kuvend do kërkonte interpelancë për bisedimet me Greqinë. Idrizi konsideroi se Greqia po i avancon kërkesat e saj, ndërkohë që kjo po kalon në Shqipëri pa u ndjerë.

 “Zgjedhjet e 25 qershorit ishin të çuditme nga mënyra si hynë në zgjedhje partitë. Ne u dënuam nga kodi zgjedhor, por edhe nga marrëveshja Rama-Basha që nuk lejuan koalicionet. Ne siguruam vetëm tre mandate me 76 mijë vota dhe pati tendencë që PDIU të mos kishte më peshë të madhe për shkak të kauzave që kishim. Ishte dhe lojë e qarqeve greke që nuk e donin PDIU-në në Kuvend”, tha Idrizi. /faxnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi19/01/2018 08:36

Mos u bej qesharak. Ty te perzuri Rama nga parlamenti dhe jo greket. Greket mund te kene shume gjynahe, por ketu nuk kane gisht fare.

Shto koment

Denonco