LISTA/ ‘100 fshatrat’ që përfitojnë investime, Rama favorizon...

LISTA/ ‘100 fshatrat’ që përfitojnë investime, Rama favorizon...

18:41, 18/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se 100 fshatra në të gjithë vendin do të përfitonin ndërhyrje rrënjësore në infrastrukturë dhe mbështetje financiare për bizneset.

Referuar aneksit që shoqëron programin “100 fshatrat” rezulton se qarku me numrin më të lartë të fshatrave të përfshirë në program është Gjirokastra me 13 të tillë, e ndjekur nga Vlora e Korça me nga 12 të tillë.

Ndërkohë Tirana ka 10 fshatra, ndërsa Elbasani e Fieri nga 9 të tillë.

Lezha dhe Dibra kanë nga 5 fshatra të përfshirë, ndërsa qarku me numrin më të ulët të fshatrave të përfshirë në program është Kukësi.

Programi i Integruar për Zhvillimin Rural do të programojë ndërhyrjet me investime të integruara në zonat e përcaktuara nëpërmjet 3 objektivave kryesore.

Konkretisht, përmirësimi i infrastrukturës publike; Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, si përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj; Zhvillimi i kapitalit social dhe njerëzor. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco