Dhurata Çupi në Syri.net: Ja pse do na mbështesin shqiptarët në 27 janar

Dhurata Çupi në Syri.net: Ja pse do na mbështesin shqiptarët në 27 janar

18:32, 18/01/2018
A+ Aa A-

Dhurata Çupi, deputete e PD-së, tha në studion e Syri.net se protesta e opozitës më 27 janar do të jetë masive.

Sipas saj, qytetarët e ndjejnë çdo ditë keqqeverisjen e vendit, rritjen e taksave, varfërinë, korrupsionin, shkeljen e të drejtave të njeriut etj.

“Sot qytetarët janë thirrur në një protestë nga një opozitë e cila ka 5 vjet që denoncon çdo skandal të kësaj qeverie dhe dita-ditës po bindim se me denoncimet tona kishim të drejtë”, tha Çupi.

Sipas saj, sot Shqipëria është në një krizë ekonomike, ka një krizë morale dhe një krizë politike, ku të gjitha pushtetet janë përqëndruar në një dorë.

Lidhur me deklarimet e PD për një qeveri anti-mafia, Çupi tha se sot kemi një qeveri të kapur, të përfshirë në skandale. “Sot kemi agjensi ndërkombëtare që thonë se qendra e trafikut të drogës është në Shqipëri. Atëherë qeveria anti-mafia  është emergjente për t’i kthyer shpresën shqiptarëve, për të luftuar krimin dhe trafiqet”, tha Çupi.

Lidhur me vendimin e qeverisë Rama për ish-të përndjekurit, deputetja e PD-së tha se nuk ishte e surprizuar pasi nuk mund të pritej gjë tjetër nga një qeveri e kapur.

“Gjatë qeverisjes së demokratëve janë dhënë mbi 25 mijë bursa për studimet e ish-të përndjekurve, janë ndërtuar mbi 2 mijë apartamente për këtë shtresë të shoqërisë, janë miratuar ligjet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”, tha ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco