Negociatat Bushati-Kotzias vijojnë në Korçë/ Ja çështjet që diskutohen...

Negociatat Bushati-Kotzias vijojnë në Korçë/ Ja çështjet që diskutohen...

17:48, 18/01/2018
A+ Aa A-

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë do të takohen këtë fundjavë në Korçë, për të vijuar raundin e dytë të bisedimeve mbi çështjet e hapura të karakterit historik dhe aktual.

Burimet zyrtare pranë ministrisë së Jashtme bëjnë me dije se bisedimet do të nisin të premten në mesditë dhe pritet të mbyllen të dielëm, duke synuar tu japin zgjidhje çështjeve të mprehta që datojnë mes Shqipërisë e Greqisë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Bisedimet në Korçë zhvillohen dy muaj pas takimit dy palësh në Kretë, ku ministrat Bushati dhe Kotzias u takuan të asistuar nga ekipet negociatore, por pa dhënë detaje për pikën ku kanë mbërritur çështjet e shtruara në tryezë.

Mekanizmi i bisedimeve mes dy vendeve u krijua dy vjet më parë, dhe palët janë shprehur për progres duke i rezervuar publikut dhënien e detajeve për çështjet që kanë përparuar në negociata gjatë muajve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 19/01/2018 03:56

Të shohim skandalin e rradhës nga kopili i ramiz alisë

Shto koment

Denonco