'Peshqit e mëdhenj kur të na i sjellë peshkatari Rama’- Iriqi bisedon me Arta Markun, Prokuroren e Përkohshme

'Peshqit e mëdhenj kur të na i sjellë peshkatari Rama’- Iriqi bisedon me Arta Markun, Prokuroren e Përkohshme

17:43, 18/01/2018
A+ Aa A-

Iriqi:- Na u duk pak çudi emërimi yt.

Arta:- Ua,Iriq, mua nuk më besohet as tani. Kur më thërrasin, zonja prokurore, ua kthej, hë mo ju, mjaft u tallët.

Iriqi:- Po ke bërë goxha shkarkime këtë muaj.

Arta:- Ke firmosur, thuaj. Se mua m’i sjellin gati. Bile nuk m’i lenë as t’i lexoj. Ke besim te partia, më pyesin. Kam shumë, u them. Atëherë firmos e nisu për në Shkodër. Se aq punoj unë. Të tjerët e matin me orë pune, unë me firma. Ja, tani po shkoj për në Shkodër pa asnjë firmë sot.

Iriqi:- Po pse nuk banon në Tiranë?

Arta:- Se mbase nuk më bëjnë të përhershme. E Tirana ka qira të lartë. Më ka premtuar Rama, por ashtu u premtoi ai edhe Kokëdhimës e Blushit. Apo si quhet ai çami, Qifja,a si ia thonë gjatë emrin atij.

Iriqi:- Po janari sikur do ishte me plot peshq të mëdhenj.

Arta:- Kështu besonim edhe unë,edhe Lu. Por nuk na ka sjellë emrat ai peshkatari.

Iriqi:- Kush?

Arta:- Edi, dihet që ai është gjithçka. Reforma në drejtësi u ngrit si program, por në punë atë e ve veç Rama. Se ai e ka paswordin. Ne e ndezim dhe e fikim. Kaq.

Iriqi:- Se thuhet që do arrestoni plot politikanë.

Arta:- Iriq, nuk di ç’të them. Andej i kemi sytë, nga kryeministria. Si semafor po e shohim.

Iriqi:- Pra prokuror i përgjithshëm qenka Rama.

Arta:- Kur ndodhet në Shqipëri. Se kur ikën ai cakton Ruçin e për çështje ordinere Ballën.

Iriqi:- Po ti u betove se do ishe e pavarur.

Arta:- Ai që pa populli në tv ishte betimi i dytë.

Iriqi:- Po i pari ku u bë?

Arta:- Te selia e PS. Atje rashë dakord që do firmos ç’të dojë partia. Hahaha.

Iriqi:- Pse qesh?

Arta:- Se m’u kujtua një vjershë e hershme. “O Parti,moj heroinë, Ti një fjalë e unë një firmë.”

Iriqi:- Po kjo ka qenë para 30 vjetësh.

Arta:- Njësoj është. Asgjë nuk ka ndryshuar. Partia e para ishte dhe e para është. Ne të tjerët jemi vegla. Ika se më pret familja në Shkodër. Po ndaloj dhe në Milot të bëj ndonjë pazar se sot mbarova herët. Nuk më sollën asnjë shkresë nga partia socialiste. Nesër kismet. Ditë e re, nafakë e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco