Fidel Ylli: Duhen ndryshime në qeveri dhe në listat e deputetëve, pastrim nga gangsterët

Fidel Ylli: Duhen ndryshime në qeveri dhe në listat e deputetëve, pastrim nga gangsterët

07:47, 16/11/2016
A+ Aa A-

Deputeti socialist Fidel Ylli në një intervistë sot deklaron se tashmë duhen ndryshime në qeveri për impulse të reja, ndryshime dhe në listat e deputetëve prej nga duhen pastruar njëherë e mirë të fortët, gangsterët dhe njerëzit me precedentë.  

“Ka gjëra për të bërë më mirë? Sigurisht. Por duhet folur, - thotë Ylli për “Shqiptarja.com”. -Të mos vemi ne atje të ngrem dorën për t’i bërë qejfin kryetarit si “Yes man”, por për të folur: këtu është mirë, këtu duhet rregulluar. Qeveria ka për detyrë të ndërrojë cilësinë e jetës së shqiptarëve. Jo të bëhen ministra aty, të kollarisen dhe të japin mend, por secili të japë kontribute në punën e vetë. Nëse s’kanë performancë, të ikin. Të hapin krahun. Ka të tjerë djem e vajza të zotë që presin radhën, që kanë mbaruar jashtë dhe që kanë vizion. Nuk bëhet kjo me mediokritet. Prandaj, Ilir Meta ka të drejtë në ato që thotë."

E keni fjalën se ka të drejtë kur kërkon ndryshime në qeveri dhe impulse të reja?

"Sigurisht, duhen impulse të reja, ndryshime në qeveri, ndryshime në lista deputetësh, në përzgjedhjen e tyre. Kryetarët e kanë në dorë. Ta harrojë një njeri që ka një cen se mund t’i afrohet politikës. Të bëhet një herë e mirë pastrimi i të fortëve, gangsterëve, njerëzve me precedentë që synojnë të hyjnë në politikë. Të shohin punën e tyre e të mos hyjnë në politikë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco