‘Ministria kërkon mjekët që i dëboi nëpër botë’

‘Ministria kërkon mjekët që i dëboi nëpër botë’

22:06, 17/01/2018
A+ Aa A-

Ish zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ironizon me kërkesën e MSH, që kërkon punimin e mjekëve për shkak se shërbimi shëndetësor ne vend ka vuan nga mungesa e mjekëve.

“Ministria kerkon mjeke.. Mjeket qe kerkoni i debuat ne Gjermani dhe neper bote, te mbytur nga hajduteria e babezia juaj e neveritshme”, shkruan në një status në Facebook deputeti demokrat.

Më tej, ai bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga opozita më 27 Janar.

“Ne Shqiperi kerkohet qeveri, shqipetaret nuk durojne dot me banden kriminale qe sundon vendin tone! Te mblidhemi te gjithe shqipetaret te protestojme me 27 Janar per shporrjen e kesaj bande kriminale qe po na mbyt shpresen per nje te ardhme dinjitoze ne vendin tone!”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco