VIDEO/ Elisa Spiropali sot nuk e njeh Saimir Tahirin, por dikur këndonin së bashku

VIDEO/ Elisa Spiropali sot nuk e njeh Saimir Tahirin, por dikur këndonin së bashku

20:05, 17/01/2018
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin “Vila 24”  në rubrikën ‘’Këndi i ekselencës’’ mëngjesin e sotëm, deputetja e PS, Elisa Spiropali ka folur për karrierën politike si dhe jetën e saj personale.

Një nga studentët e pyeti deputeten e re edhe për marrëdhënien me Saimir Tahirin me të cilin kanë bashkëpunuar ngushtësisht gjatë fushatës me të rinjtë socialistë të Tiranës.

“Nuk kam pasur marrëdhënie miqësore me Tahirin, pra që të ulemi në tavolinë etj, por kemi pasur një respekt të ndërsjellë. Për rastin e tij mendoj se duhet të flasë drejtësia”, u përgjigj ajo.

Por në videon e mëposhtme mund të shihni se sa bashkëpunues dhe të afërt kanë qenë Spiropali dhe Tahiri.

Është një video që i përket muajve të parë të fushatës së 2017-ës ku pas takimit në sheshin “Skënderbej” që Partia Socialiste pati me të rinjtë që votojnë për herë të parë, përfaqësues të kësaj force politike dhe të rinj të FRESSH zgjodhën të festonin në mbrëmje në ambientet e një klubi me muzikë live në kryeqytet.

Në krah të Saimir Tahirit në skenë ishte edhe Elisa Spiropali, të cilët kënduan në duet këngën “Endërroj” të këngëtarit të mirënjohur shqiptar Altin Goci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Latif18/01/2018 08:04

Heme si beni ju heme se nje moment ishte, kjo eshte nje hipokrite, uria heep, harpagon, nuk di me cfare personazhi tjeter letrar ta krahasosh

Valbona17/01/2018 20:48

Sa HIPOKRITE E SHEMTUAR qe je moj BAJGE ME EMRIN ELISA SPIROPALI..

Lesh per Pali 17/01/2018 20:27

Kan knu bashk kshu qe qenkan shok e mundsisht dashnor e mundsisht bashkpuntor n krim. Spirja palit mund ti ket tana t zezat por ifije ma profesionalizem he katunar pa shkoll.

XUXU17/01/2018 20:25

SPIRAQJA,,,,,Si spirre e SAJE QORRIT.Njeri sh,,,,,rra,,,,,,e tjetri kaka.SAJA me droden, E SPIRRAQJA me doganat.

Shto koment

Denonco