Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

‘Një sqarim për ndonjë gazetaruc apo ndonjë morr të paguar të ndonjë zyre balt-hedhëse’

‘Një sqarim për ndonjë gazetaruc apo ndonjë morr të paguar të ndonjë zyre balt-hedhëse’

18:10, 17/01/2018
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka reaguar pas keqinterpretimit të opinionit të tij nga disa media, lidhur me protestën e thirrur nga opozita më 27 Janar.

Në një status në rrjetet sociale, Julian Deda shprehet:

Nje sqarim per ndonje gazetaruc apo ndonje morr te paguar te ndonje zyre balt-hedhese. 

Do ju lutesha shume, qe statuset e mija t'i lexoni ashtu siç i kam shkruar une dhe jo t'i interpretoni ashtu siç do te donit ju qe ti shkruaj. Pak me korrekt ju lutem. 

Une ne asnje moment nuk kam thene se nuk besoj te protesta e opozites, perkundrazi hyj te ato persona, qe jane realist ne thirrjen per proteste. Kam ftuar ne proteste ata qe e ndjejne te jene aty, sepse ne gjykimin tim protesta duhet te jete plot me njerez, qe kane hall, kane nevoje te ngrene zerin. 

Une mund te kem per shume gjera pikepamje te ndryshme me kryetarin e PD, por bashkohem totalisht ne thirrjen per proteste dhe nuk me komplekson aspak fakti, qe protesten e therret Partia Demokratike, perkundrazi e pergezoj. 

E perseris, une do dal, por jo per karrigen e ndokujt, por per te perditshmen tone duke e konsideruar si dem qe do kohe te riparohet per shoqerine tone. 

Keshtu qe pak me korrekt, sepse kur nuk me pelqen diçka nuk kam nevoje ta thoni ju per mua, e them vete. 
Flm dhe "pune" te mbare...!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo18/01/2018 01:45

Z.Deda. Une nuk jam as gazetare as morr i paguar dhe nuk kam bere dhe as bej pjese ne asnje parti, biles per me shume se dhjete vjet nuk jetoj as ne Shqiperi. Prandaj jam shume asnjeanese ne gjykimin tim. Sot kur vendi po shkon ne humnere dhe opozita me PD ne krye eshte e vetmia shprese per ate popull te vuajtur, ti zoteri del me ate thirrje sa kontradiktore aq edhe tinzare. E kuptoj se gjate kohes se cadres shpresove te beheshe deputet ( nuk e kuptoj se ku e gjete kurajon te mendosh se e meriton ate nder, me mire vazhdo bej ate qe di te besh me mire, humor) dhe meqe Basha s’te futi ne liste u terbove. Sot ne nuk kemi hallin tend apo te kundershtareve te tjere brenda PD qe humben privilegjet. Nese do te jesh pjese e protestes, behu! Ti nuk je askushi te orientosh te tjeret apo ti shkurajosh njerezit duke iu helmuar mendjet me idene se nese dalin ne proteste dhe bie Rama do mare pushtetin Basha qe sipas jush eshte edhe me i keq se Basha. Edhe dicka, mos ofendo askend se nuk je ti etaloni i vertetesise apo mencurise. Je thjesht nje aktor. Historia ( sidomos e jona! ) na tregon se artistet jane politikanet me te keqij, prandaj boll more rolin e protagonistit.

Julka17/01/2018 22:36

Juli edhe ti te lutem kujdes kujt i thua ti MORR, morri i ps!

Elton17/01/2018 22:15

Julian statusi yt ishte qarte fare. LULUSHI MBETET RRUGEVE NEPER CADRA.

Daj Jaku17/01/2018 18:42

Shumë korrekt Z. Deda.

Shto koment

Denonco