EKSKLUZIVE/ A ka qenë spiun Jemin Gjana? Ja dokumenti që tregon të vërtetën...

EKSKLUZIVE/ A ka qenë spiun Jemin Gjana? Ja dokumenti që tregon të vërtetën...

17:01, 17/01/2018
A+ Aa A-

Jemin Gjana, ish-ministër dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, ka publikuar dokumentin nga Autoriteti për informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit. Referuar këtij dokumenti, rezulton se Jemin Gjana, nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit, nuk është survejuar apo  privilegjuar. Dokumenti në fjalë provon se akuzat në drejtim të ish-ministrit në qeverisjen e PD-së nuk qëndrojnë.

Gjana është akuzuar në media apo rrjete sociale shpesh si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, duke iu kërkuar që të sqaronte publikisht akuzën.

Janë disa burime që i ka sjellë CityNews, që i jemi referuar në shkrimin tonë të një dite më parë për akuzat ndaj tij. Dhe sot ka një ligj për hapjen e dosjeve. Mjafton që Jemin Gjana me një kërkesë ta tërheqë atë dosje, ta hapë, ta bëjë publike për të mbyllur çdo akuzë ndaj tij në lidhje me atë që i përket të kaluarës së errët në kohën e diktaturës

Pas sfidës që ky web i bëri, Gjana ju drejtua institucioneve.

Reagimi i Jemin Gjanës

Në Korrik të vitit të shkuar, kur temperaturat e përplasjeve brenda PD njohën nivele të larta, një Portal që hiqet se anon djathtas lëshoi ndaj karrieres time politike dhe ndaj te shkuarës time një vulg akuzash thjeshtë e qartë të sajuara në mënyrë të ulët...

Të parat sajime kishin të bënin me mandatin tim si Ministër.Në dijen time është hera e parë që ndërtohet një bllof i tillë. Gjithsesi letrat janë aty, firmat e mia për çdo vendim janë aty e kësisoj institucionet ligjzbatuese të shtetit kanë në dorë çdo lloj kontrolli.

Jam krenar për njerëzit dhe për drejtoret në Ministri dhe dy institucionet qendrore të saj me të cilët punova për katër vjet. Kam ende dhe sot kudo ku janë vlerësimet më maksimale për punën dhe profesionalizmin e tyre.

Mjafton të theksoj se nga 17 drejtorë në nivel qendror me të cilët kam punuar, 10 prej tyre kanë qenë me titujt  Doktor, As.Profesor dhe deri  Profesor në lemin e shkencave  bujqësore...

Një akuzë tjetër, që nuk e prisja nga brenda, ishte dhe lidhja ime krejt e sajuar  me sigurimin e shtetit. Që në momentin që u bera N/Kryetar i PD me 1999, në disa raste, media, gazetarë dhe analistë të së majtës e ushqyen publikun me këtë mashtrim të qëllimshëm.

Në verën e shkuar këtë e bënë dhe një a disa njerëz me të cilët për dekada kemi qenë në një front politik. Meqë ata që përtypën në verën e vitit të kaluar të njëjtin sajim të ulët dhe më kërkonin publikisht ta sqaroja të kaluaren time, e bëra dhe këtë duke kërkuar përgjigjen zyrtare nga institucionet e shtetit të cilën po e bashkëlidh me këtë shënim të shkurtër.(Do e bëja që në muajt e fundit të vitit të kaluar, por për arsye personale nuk jam ndodhur në Shqipëri që prej fundit të nëntorit 2017)...Për teë qenë krejt i qartë po bashkëlidh dhe dy nga paragrafet e shkruara nga një dorë e disa mendje të gabuara në korrikun e shkuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokol Kolgjini18/01/2018 19:32

Mos me pase bisht ta ngjesin, me e pase ta heqin. Po ça bashkpuntor sigurimi Jemin Gjana, a jeni ne terezi. Ky ka qene i perndjekun e ju doni me i vu bisht. Shifini ata me bisht se i keni aty.

cuf dabjoni18/01/2018 12:13

letra tregon se heperhe nuk ka asnje document....

Sonja 17/01/2018 21:55

Spiunat e regjimit komunist, sigurisht qe nuk jane persona te pranuashem dhe te pelqyeshem, por perse duhet te merremi me ta, kur rrugeve, zyrave te shtetit, ne politik e kudo, kemi vet sigurimsat, vet hetuesit pa i hyre nje gjembe ne kembe..qeroni keta, pastaj spiunet e tyre.

I deleguari17/01/2018 21:31

Zoti Emin, qe te ishe I besueshem,duhet ta kishe marre kete cope leter nja 20 apo 25 vjet me pare, pra qe atehere kur je akuzuar per here te pare dhe Jo pas gjithe ketyre " update" qe ju Jane here letrave deri sot !

Fieraku nga Ferrasi17/01/2018 20:50

Ky dokumenti eshte si ato qe Erdhen PA vule ngaKatania Ajo sekretaresha e ka vu firmen Po' pseudonimi ka Marre dhene Un jam i djathte kam votu per PD 27 vjet . Por me spiuna e me horrat qe ka ne pd nuk vazhdohet me. Pd i largoi ish pronaret dhe ish te persekutuarit. Le te mbaje spiunat.

Shto koment

Denonco