Kokëdhima sfidon Edi Ramën: Ja çfarë do të bëj me PS-në

Kokëdhima sfidon Edi Ramën: Ja çfarë do të bëj me PS-në

22:32, 15/11/2016
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima pasi ka treguar pse është frymëzuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në jetën e tij, ka folur edhe për përjashtimin nga Partia Socialiste, politikanët që janë implikuar, por edhe për bizneset.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Kokëdhima foli për një “establishment” të Tiranës të përbërë nga një grup politikanësh të djathtë e të majtë, të cilët janë implikuar që ta nxjerrin nga politika.

Ai theksoi se nuk do të largohet nga PS, duke theksuar se është socialist, por shtoi se duhet të bëhen disa ndryshime të rëndësishme. Duke folur në këtë aspekt, Koço Kokëdhima ka sfiduar Edi Ramën, dhe këtë do ta bëjë duke krijuar një lëvizje brenda vet PS-së.

 “Çdo parti duhet të mos i mohojë askujt të konkurrojë për një post. Do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së. Lëvizja ime synon reformimin e PS-së. Qëllimi është që anëtarësia e partisë të seleksionojë kandidatët për deputetë. Po kështu synohet sanksionim statutor që përfaqësuesit e PS t’i zgjedhë anëtarësia”, tha ish-deputeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco