Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

350 mijë shqiptarë në ditë. E thotë Google, SYRI.net media shqiptare më e vizituar

350 mijë shqiptarë në ditë. E thotë Google, SYRI.net media shqiptare më e vizituar

10:32, 17/01/2018
A+ Aa A-

Do të duheshin vetëm 2 vite e gjysëm muaj që nga dita e lindjes që SYRI.net të bëhej lideri i informacionit në Shqipëri.

E themeluar dhe konceptuar brenda një kohe të shkurtër me një vizion të qartë, informimin e saktë dhe të paanshëm, SYRI.net brenda më pak se 2 vitesh e gjysmë ja ka dalë që të jetë media më e madhe në vend dhe e para në lexueshmëri në Shqipëri me 350 mijë shqiptarë që e lexojnë përditë.

Image

Me një shpejtësi, korrektësi dhe shumëllojshmëri lajmi, SYRI.net do të kthehej brenda një kohe të shkurtër në pikë referimi për mijëra e mijëra shqiptarë. Por jo vetëm kaq.

SYRI.net është bërë një pikë referimi jo vetëm për dhjetëra e qindra media vendore dhe të diasporës, por edhe mediat ndërkombëtare. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur media greke apo italiane i janë referuar SYRI.net për zhvillimet në Shqipëri dhe lajmet e sakta.

Edhe gjiganti FoxNews në dy raste i është referuar SYRI.net për vërtetësinë e lajmeve.

Image

E lindur si një domosdoshmëri në tregun mediatik në Shqipëri, SYRI.net nuk do të ishte vetëm një media tradicionale, por edhe inovatore. Ne ishim ndër të parët që kuptuam potencialin e rrjeteve sociale dhe mundësinë që të jepte për të komunikuar drejtpërdrejt me njerëzit.

Ne ishim të parët që nisëm transmetimin e një emisioni pikërisht në rrjetet sociale. Emisioni ‘FAKT’ drejtuar nga gazetari e njëkohësisht edhe drejtori i SYRI.net Çim Peka do të ishte i pari emision politik që do të transmetohej vetëm online, por do të kishte edhe shikueshmërimë më të madhe.

Image

Sigurisht që SYRI.net nuk do të ishte sot media e parë në vend dhe me lexueshmërinë më të madhe pa publikun. Kur ne nisëm punën tonë për të bërë një media të vërtetë, në vend sigurisht që kishte mjaftueshëm televizione, gazeta dhe ueb-e.

Image

Por me përkushtimin dhe punën e palodhshme të një stafi të kualifikuar dhe të drejtuar në mënyrë profesionale dhe të paanshme, SYRI.net ja ka dalë që sot të ketë në mënyrë konstante një lexueshmëri prej 350 mijë shqiptarësh çdo ditë.

Image

E veçanta e SYRI.net ishte edhe SYRI SPORT faqja më e kompletuar në Facebook, ku te gjithë dashamirësit e sportit mund të gjejnë lajme të shumta dhe të ndryshme.

Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe aplikacionin e SYRI.net që mund ta gjeni dhe shkarkoni si në Play Store edhe në Apple Store, që ju të merrni informacione në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Image

Prej disa muajsh SYRI.net ka nisur edhe transmetimin e lajmeve në rrjetin social Facebook dhe Youtube dhe kjo një risi për median në vend. 

Edicioni i lajmeve që transmetohet në orën 18:00 ka sfiduar mediat tradicionale në vend, duke marrë shikueshmërinë e më shumë se 100 mijë shqiptarëve vetëm në rrjetin social Facebook.

Image

Por nuk jemi ndalë me kaq. Edhe emisioni tjetër më i ri i SYRI.net, ‘Kush paguan’, është duke bërë revolucion në emisionet e show bizit në vend, duke marrë mijëra pëlqime e dhjetëra mijëra shikime në rrjetet sociale. Por këto risi nuk do të ndalen këtu.

Image

Së shpejti, SYRI.net do të sjellë të tjera risi për lexuesit shqiptar, që secili të gjejë tek ne atë që kërkon të lexojë. Është lexuesi ai që zgjedh dhe ne këtë do të ja ofrojmë kujtdo.

Faleminderit që na ndiqni dhe që na keni bërë të jemi të parët në Shqipëri.

Stafi i SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A17/01/2018 17:23

te pakten na falenderoni per korigjimin qe ju bejme

Hekuran 17/01/2018 15:33

Shiko reagimin e kujdestarëve të ripjelljes sa të shpejtë janë. Tipik serb.

Leka 17/01/2018 15:25

Faleminderit juve që na informoni drejt. Akoma më pozitive është që në këtë errësirë të qëllimshme informacioni, populli gjenë dritë aty ku thuhet e vërteta.

Qim Peka17/01/2018 11:06

Klasifikimi i Alexas eshte lehtesisht i manipulueshem o Qim Peka.

Shto koment

Denonco