Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mediu: Krim me prapavijë politike për të ringjallur...

Mediu: Krim me prapavijë politike për të ringjallur...

20:14, 16/01/2018
A+ Aa A-

Kreu republikan, Fatmir Mediu, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç, mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Mediu e cilëson vrasjen një akt kriminal me prapavijë politike, për të ringjallur tensione në Kosovë. Partia Republikane dënon fuqishëm këtë akt kriminal.

“Duke ngushëlluar familjarët e të ndjerit Ivanoviç, duhet të theksohet se ka kohë që në Kosovë tentohen të krijohen konflikte për të destabilizuar vendin, bllokojnë negociatat Kosovë-Serbi dhe ndërhyrje të forcave të tjera që nuk kanë interes për paqen dhe stabilitetin në ballkan.

Kjo situatë kërkon një përgjigje të shpejtë nga autoritetet e Kosovës për të zbuluar autorët,  duke kërkuar dhe ndihmën e autoriteteve ligjzbatuese Europiane për të shmangur çdo manipulim të kësaj situate”, shkruan Mediu në rrjetet sociale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco